Home Approccio Italo Albanese Çelet edicioni i parë i Konkursit letrar për tregime arbëreshe “KRENARBËRIA”

Çelet edicioni i parë i Konkursit letrar për tregime arbëreshe “KRENARBËRIA”

Në hapje fjalën e mori Drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), Prof. Diana Kastrati. Prof. Kastrati prezantoi nismën dhe falenderoi pjesëmarrësit prezent në ditën finale të konkursit “Krenarbëria: Rrëfime arbëreshe”.

Ajo theksoi disa herë nevojën për ndërhyrje prej instancave shtetërore për mbijetesën e arbërishtes, si dhe nevojën për rishikim të kurrikulave shkollore dhe integrimit të autorëve dhe letërsisë arbëreshe duke qëndruar në një vijë me strategjitë dhe politikat e QSPA-së.

Me tej fjalën përshëndetëse e mori Drejtori i Institutit Italian të Kulturës z. Alessandro Ruggiero, i cili theksoi ndërgjegjësimin dhe prezencën e arbëreshëve në Itali. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e promovimit dhe ruajtjes së arbërishtes përmes nismave të tilla. Më pas fjalën e mori studiuesi Fabio Rocchi, nismëtar i këtij aktiviteti që theksoi rëndësinë e bilingualizmit ndër arbëreshët, si dhe paraqiti disa prej elementëve të rëndësishëm përgjatë këtij rrugëtimi në këtë proce .

Fjalën e mori edhe studiuesja Jolanda Lila nga QSPA, e cila nënvizoi rëndësinë e prurjeve të shumta të këtij konkursi, në prozë si në aspektin tematik edhe letrar e artistik. Ajo theksoi vështirësinë në përzgjedhjen deri në tre tregime duke i qëndruar besnik temës së konkursit dhe autonomisë në vlerësim të jurisë. Në lidhje direkte ishin të pranishëm si të ftuar nderi dhe anëtar jurie Prof. Carmine Stamile dhe znj. Fernanda Pugliese.

Share: