Home KRYESORE Debat mes deputetit të PS e zëdhënëses së PD

Debat mes deputetit të PS e zëdhënëses së PD

Amnistia penale është kthyer në temë debati mes deputetit të PS-së Xhemal Qefalia dhe zëdhënëses së PD Mirela Karabina.

I ftuar në Euronews Albania, Qefalia theksoi se u duhen votat e deputetëve të Kuvendit, gjë e cila u kundërshtua nga Mirela Karabina e cila tha se PS e ka betejën me SPAK.
Mes tjerash Qefalia theksoi se asnjë individ publik nuk përfiton nga hetimi që po bëhet nga Gjykata e krimit të organizuar.

Qefalia: Zonja ka qenë në kohën kur Basha nënshkroi marrëveshjen për të ndjekur problemet dhe për të marrë ca ministri dhe nuk e ndjek procedurën. Ka një procedurë të saktë dhe jo kur ti teket Bashës.

Karabina: Pse janë hequr dy pika nga projektligji që është dorëzuar nga PS. Nuk ka rëndësi procedura.

Qefalia: Në komisionin e ligjeve në komisionin e sigurisë kombëtare, në komisione që e marrin në analizë amnistinë. Këtu duhet debatuar. Basha thoshte se është dakord që të dalin dhe ato që i kanë sulmuar, po pse vetëm kur të pyesin gazetarët bëhet kjo. Basha është një deputet i thjeshtë.
Karabina: Këto e kanë betejën me SPAK.

Qefalia: Ne kërkojmë votat e deputetëve të Kuvendit. Atyre deputetëve që mendojnë që kjo është një diçka që u vihet në shërbim të qytetarëve. A mund të më thoni, cilët janë individë që përfitokan në këtë rast? Asnjë individë publik nuk përfiton nga hetimi që po bëhet nga Gjykata e krimit të organizuar.

Karabina: Është një mënyrë tinëzare. Po i bëjnë karshëllëk dhe SPAK.

360grade.al

Share: