Portali i marrjes së shërbimeve shtetërore për qytetarët, “e-albania” do të jetë jashtë funksionit në ditët në vijim.
Mësohet se platforma do të ndërpresë përkohësisht shërbimet, ditën e nesërme, në orën 20:00 dhe do të rikthehet të dielën në orën 10:00.
Sipas njoftimit në platformë në këto dy ditë do të punohet në kuadër të optimizimit të shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse.
Njoftimi i plotë:
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, njofton përmes kësaj deklarate publikun dhe palët e interesuara, si më poshtë vijon:
Në kuadër, të proceseve tona operacionale, që kanë si qëllim optimizimin e pandërprerë të cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që konsumohen nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, brenda harkut kohor nga dita e premte, datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel, datë 4 shkurt, ora 10:00.Nga kjo do të afektohen shërbimet elektronike në portalin e-Albania, funksionaliteti i regjistrimit të një llogarie në portal, shkëmbimi i të dhënave midis sistemeve elektronike nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit si dhe autentifikimi nëpërmjet single-sign-on në sistemet apo platformat elektronike.
Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale dhe rritja e cilësisë së ofrimit të tyre për qytetarët dhe bizneset, ka qenë e do të mbetet misioni ynë!
Faleminderit për mirëkuptimin!
360grade.al