Gjyqi ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës, për të cilin Prokuroria ka kërkuar 22.6 vite burg, është shtyrë për datën 5 mars.
Media greke ERT, e cila ka sjellë gazetarin e saj në Shqipëri për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor, në një artikull shprehet se, gjatë seancës së sotme avokati i të pandehurve ka dekonspiruar elementet e aktakuzës së paraqitur në gjykatë nga dy prokurorët.
“Avokati theksoi se nuk është ndjekur procedura e mbikëqyrjes ligjore dhe se provat e paraqitura në gjykatë janë të fabrikuara dhe të rreme, që synojnë të inkriminojnë të akuzuarin që të mos betohet si kryetar i Bashkisë Himarës”, raporton ERT, ndërsa shton se dëshmitarët e prokurorisë kanë rënë në shumë kontradikta lidhur me atë që kanë dëshmuar gjatë procesit.
360grade.al