Home Gjeo-Ekonomia JETA S’MË DEL ME T’DASHTË, KOSOVË, S’MË DEL!

JETA S’MË DEL ME T’DASHTË, KOSOVË, S’MË DEL!

Nga Ledi Shamku

Si sot e kujtoj at 17 shkurt 2008, brisk t’ftoftë e valë t’nxehtë, me togjet e borës hala n’vetull t’rrugës e me “Bacë u kry”, t’shpalosme n’muret tua.

Si sot i kujtoj rrigat e lotve t’shendit që kam fshi me dorë deri sa nji vajzë atypari që flitte gjuhën time, që nuk e njifja por ani e dojsha pa e njoftë, më zgjati nji shami e bashkë me shaminë edhe nji përqafje duke m’thënë “Ju dona fort ju t’Shqipnisë”.

Si sot i kujtoj rreshtat e valleve n’sheshin e “Newborn” dritë i ri, e t’rrokmet për krahu: “A prej Tirane ke ardhë a? Eja de qikë e kce me ne!”.

Si sot e kujtoj si nuk mujsha me e shpjegu dot gjith at dashni për ty me qamje-qeshje, vaj-e-gaz, uri-e-ngimje, por shpejt hoqa dorë nga kërkimi i psehit, pse dashnia nuk u shpjegojke e veç u jetojke në madhninë e vet.

Të du! Jeta s’më del, Kosovë, me u knaqë me ty, si me nanën kur t’kput malli…

Dritë m’i paç ditët e vezull m’i paç netët! Sa herë vij te ty, me shpirt a me trup n’ardhsha, bëhem nji shqiptare e plotë!

Rrofsh sa Jeta, Dashnia ime dardane! Plotësomë se kam nevojë për ty.

Share: