Home Gjeo-Ekonomia “Kërcënime akute ndaj sigurisë së Kosovës”, Igli Hasani për mbledhjen e Këshillit...

“Kërcënime akute ndaj sigurisë së Kosovës”, Igli Hasani për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së OKB: Të sigurohemi se nuk do të ketë një Banjskë të dytë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar në lidhej me mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë së OKB, të thirrur nga Serbia për të diskutuar mbi Kosovën.

Në një postim në rrjetin social “X” Hasani tha se duhet të sigurohemi se një sulm si ai i Banjskës të mos përsëritet.

“Siç edhe Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, vuri dje në dukje në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se ka “kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës”.Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë.Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”, shkroi ai .

360grade.al

Share: