Pas një deklarate për mediat të mbajtur nga Gazment Bardhi, i cili deklaroi se tashmë opozita është bashkë, në selinë e Rithemelimit po zhvillohet mbledhje me dyer të mbyllura.
Në mbledhje marrin pjesë deputetë të grupit të Bardhit dhe Sali Berishës.
Në qendër të kësaj tryeze diskutimi është protesta e 20 shkurtit dhe aksioni opozitar.
Në mbledhje theksi është vënë në nevojën që deputetët të zbresin në bazë dhe të përgatiten për protestën.
360grade.al