Home KRYESORE Me taksat tona qeveria paguan ushtrinë e aktivistëve të Partisë Socialiste

Me taksat tona qeveria paguan ushtrinë e aktivistëve të Partisë Socialiste

Nga Agron Duka

Opozita në Shqipëri ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme problemin e fryrjes së administratës publike, jashtë çdo logjike dhe nevoje. Në qeverisjen e socialistëve administrata është rritur me mbi 30 mijë njerëz më shumë. Por ajo që është edhe më e rëndë, është se shumë prej atyre që janë punësuar në mënyrë fiktive, nuk kanë asnjë lidhje me administratën. Denoncimet e bëra nga subjekte politike dhe media, dëshmojnë se si qeverisja, në nivel qëndror e lokal, dhe partia në pushtet janë bërë njësh.

Edhe pse numri i popullsisë bie, numri i administratës rritet. Ata paguhen nga buxheti i shtetit, paguhen nga ndërmarja, instituconi apo agjencia, por drejtuesit nuk i njohin fare. Ata janë futur aty nga partia pasi punojnë për llogari të partisë. Ka nëpër borderotë e bashkive, gazetarë e analistë që paguhen si këshilltarë dhe puna që bëjnë është të mbrojnë qeverinë nëpër debate televizive. Janë mbushur borderotë e ujësjellësave dhe agjencive me njerëz tërësisht anonimë edhe për vetë drejtuesit. Ata marrin pagën nëpër agjenci, e punojnë në zyrat e PS-së, si patronazhistë.

Ky lloj shërbimi partiak, është huazuar nga vendet perëndimore, por atje janë vullnetarë, nuk janë parazitë në kurriz të administratës që paguhen me taksat e qytetarëve, dhe punojnë për të siguruar vota për partinë në pushtet.

Eshte detyrë urgjentë e opozitës të kërkojë një hetim, në çfarëdolloj forme, mbi këtë çështje. Ndërsa partitë e vogla janë në falimentim pasi nuk marrin as paratë që u takojnë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, partia në pushtet është shndërruar në një makineri elektorale, me paratë e buxhetit.

Share: