Home KRYESORE Ministrja Koçiu takim me drejtuesin e ri të UNICEF: Në fokus, decentralizimi...

Ministrja Koçiu takim me drejtuesin e ri të UNICEF: Në fokus, decentralizimi dhe vaksinimi i popullatës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në takim drejtuesin e ri të UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin.

Ministrja shprehet në një postim në rrjetet sociale se në fokus të bashkëbisedimit me drejtuesin e UNICEF ishte reforma për decentralizimin, mbështetja që institucionet e pushtetit vendor duhet të japin në ofrimin e shërbimeve sociale si dhe rëndësia e vaksinimit në popullatë.

Përfaqësuesi i UNICEF, Murat Sahin vlerësoi mbështetjen që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe qeveria shqiptare i japin planit për garancinë dhe mbrojtjen e fëmijëve si instrument për garantimin e të drejtave të tyre.

Gjithashtu, gjatë takimit përfaqësuesi i UNICEF theksoi mbështetjen në procesin e hapjes së negociatave dhe përgatitjen e Kapitujve 19 dhe 23 me BE-në.

UNICEF ofron mbështetje për zbatimin e strategjisë së mbrojtjes sociale, veçanërisht me pushtetin vendor, mbështetja e fëmijëve PAK dhe vijimi i punës për shtrirjen e kësaj reforme në nivel kombëtar me qëllim ofrimin e paketave të shërbimeve më efikase për këtë kategori vulnerabël.

Deinstitucionalizimi dhe transformimi i institucioneverezidenciale në shërbime komunitare s dhe forcimi i kapaciteteve dhe edukimi në vazhdim ofruesve të shërbimeve sociale, janë disa nga priroritete e MSHMS-së në bashkëpunim me UNICEF.

Share: