Gjatë intervistës për “Fax News” me gazetaren Jonida Omeri, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka komentuar mbi ndërhyrjen e Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut dhe në mbështetjen që ky i fundit po jep ndaj opozitës.
Xhaferi tha se kjo situatë më shumë po dëmton imazhin e Kosovës, teksa theksoi që është një çështje e vendimmarrjes personale të Kurtit.
Jonida Omeri: Si komentoni nderhyrjen e Albin Kurtit ne politiken e brendshme te RMV duke mbeshtetur opoziten?
Xhaferi:Nuk është një pyetje sa e dëmton procesin, por pyetja është sa e dëmton imazhin e Republikës së Kosovës kundrejt faktorëve ndërkombëtar dhe imazhin e institucioneve të Republikës së Kosovës kundrejt obligimeve që ka si institucion. Dëmi më i madh po i bëhet vetë Kosovës. Është çështje e vendimmarrjes personale të Kryeministrit,”- ka deklaruar Xhaferi.
360grade.al