Home Gjeo-Ekonomia Ndërtimi i spitalit në Fier/ Rama gjatë konferencës me Erdogan: Ju e...

Ndërtimi i spitalit në Fier/ Rama gjatë konferencës me Erdogan: Ju e fituat bastin me shqiptarët, e thatë dhe u bë! Turqia tashmë njeh patentat shqiptare

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ky i fundit e fitoi bastin me shqiptarët pasi ndërtoi spitalin në Fier.

Ai përmendi edhe projekte të tjera të cilat Turqia do t’i bëjë në Shqipëri, përfshirë edhe Universitetin Teknik, një ndër më prestigjiozit.

Rama bëri edhe shaka me Erdogan, duke i thënë se nuk i mbetet qejfi që turqit nuk po shkojnë në Antalia për turizëm por në Shqipëri.

Ndër të tjera u përmend edhe marrëveshja e patentave, ku Turqia tashmë njeh lejet e drejtimit të qytetarëve shqiptarë.

“Faleminderit për fjalët e ndoshta të një miqësie të posaçme, por e kam të pamundur që të mos bëj një sqarim, që ne nuk kemi vënë bast për spitalin se bastet në Turqi janë të ndaluara me lidh ndërsa në shqipërim lejohen vetëm online. Unë e mbaj mend që ju kam thënë që nuk vë bast, por me shqiptarët, që dinë se fjala e tij u tha dhe u bë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët.

Për këtë ë dua të ju falënderoj për mikpritjen. Besoj që sa herë flitet në këtë nivel për marrëdhëniet me Shqipërinë, shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova nuk mund të harrojmë tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë kombëtare, e parë falë jush dhe qeverisë suaj, Kosova u njoh si Republikë e pavarur pak minuta pasi parlamenti shpalli pavarësinë, e dyta kur Shqipëria u godit nga një tërmet me pasoja jashtëzakonisht të rëndë, ju ishit i pari që komunikuar me mua më thatë që sa të jetë Turqia.

Shqipëria nuk do të jetë kurrë vetëm dhe morët iniciativën publike për fillimin e ndërtimit të 500 apartamenteve të reja, dhe e treta kur Shqipëria populli së bashku me popujt e Ballkanin Perëndimor u ndjemë si peshku pa ujë, momenti kur bota u godit nga corona dhe teksa shikonim nëpër ekranet e televizioneve fillimin e vaksinimit në Evropë, nëse nuk do të ishte Turqia dhe nëse nuk do të ishit ju personalisht, kushedi sa njerëz do të kishin humbur jetë. Këto momente janë mes jetës dhe vdekjes që nuk harrohen kurrë. Ju përmendët spitalit, por përpos tij që e ndritët në një rekord, nuk është ky rekordi i vetëm i juaji.

Ajo që është më e rëndësishme është që ai spital është një pikë referimi gjithnjë më i dëshiruar për ata që kërkojnë kurim. Na vjen mirë që shohim progres me angazhimin e fondacionit “Marif” në Shqipëri, por mezi presim që të materializohet projekti që do të sjellë Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë, një xhevahir i ekselencës turke në arsim. Kemi bërë progres dhe jemi në vullnet të plotë për të bërë më shumë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, jam shumë i kënaqur që përveçse vitin e shkuar Shqipëria arriti numrin rekord në turizëm, nga qytetarët turq u rrit me 30%. Unë jam i bindur që ju nuk mërziteni që turistët turq nuk shkojnë në Antalia por vijnë në Shqipëri. Faleminderit për lejet e drejtimit qe juve i miratuat dhe shqiptarët të lëvizini lirisht. Në këtë rast na i miratuat pas Gjermanisë por e mirëkuptoj vonesën”, u shpreh Rama.

Top Channel

Share: