Home Approccio Italo Albanese Në pritje të Festival di Sanremo. Rai 1. Adela Kolea

Në pritje të Festival di Sanremo. Rai 1. Adela Kolea

Kuriozitet: Pse quhet “ARISTON”, njëri nga teatrot më të njohur në Itali, i cili, që prej vitit 1977 mirëpret Festivalin e Këngës Italiane, Sanremo?!

📍E merr emrin Ariston si teatër, nga emri Aristidh i njërit nga pronarët e këtij institucioni kulturor.

Që prej tre brezash, familja Vacchino është pronare dhe administron sallat e shfaqjeve të teatrit Ariston Srl në Sanremo.

Njëri nga trashëgimtarët e kësaj familjeje mban një emër grek dhe quhet, Aristide Vacchino.
Prej këtu, lidhja ndërmjet “Ariston” – teatër dhe “Aristide” – individi, pronari ose shqip, Aristidh.
Emri grek, Aristidh do të thotë greqisht “më i miri” ose ” i shkëlqyeri”, detaj onomastik, që përkoi edhe me përmasën madhështore të teatrit.

Bëhet fjalë për një nga teatrot më të njohur në Itali për shfaqje të ndryshme apo filma.

Ky teatër lindi më 1963, me një strukturë të përparuar për kohën, prej largpamësisë së pronarit, Carlo Vacchino, fryt i një inxhinierie të lartë akustike e zanore, me 2 mijë vende dhe që prej vitit 1977 mirëpret Festivalin e Këngës Italiane, me pamjen sugjestive të një “transatlantiku shfaqjesh.”
Ndërsa, gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit, në sallat e tij shfaqen rregullisht filma.

Share: