Home Gjeo-Ekonomia “Përgatitje për rezistencë”/ Fletushka me mesazhe për sulme ndaj policisë së Kosovës...

“Përgatitje për rezistencë”/ Fletushka me mesazhe për sulme ndaj policisë së Kosovës shpërndahen në veri

Në veri të Kosovës, një grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, ka filluar të shpërndajë fletushka që inkurajojnë qytetarët të mos binden ndaj Policisë së Kosovës.

Fletushkat përmbajnë një sërë udhëzimesh specifike për veprimet që duhet të ndërmerren nëse haset në forcat e rendit të Kosovës, të cilat grupi i referohet si “Policia e Kurtit”.

“Mbrojtja popullore. Udhëzim për kundërshtim ndaj policisë së Kurtit. Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell) Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injorone por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë. Si është më së lehti të thehet automjeti i policisë së Kurtit Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din. Udhëzim për bërjen e koktellit Një të tretat benzin, dy të tretat naftë në leckën e lagur, një shishe qelqi 30 gram rërë për shishen e një litre. Kundërvënie e detyrueshme Kur policia e Kurtit e arreston ose e maltreton serbin detyrimisht i ndihmoni për tu mbrojtur nga terrori Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon Mbrojtja popullore”, thuhet në këtë thirrje.

Lidhur me fletushkat ka reaguar Lista Serbe. Përmes një shkrimi në Facebook, u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të tilla.

360grade.al

Share: