Home KRYESORE Personazhet e tik-tokut, jane jo vetem te neveritshem, po dhe shume te...

Personazhet e tik-tokut, jane jo vetem te neveritshem, po dhe shume te rrezikshem.

Nga Sevim Arbana

Personazhet e tik-tokut, jane jo vetem te neveritshem, po dhe shume te rrezikshem.
Fatkeqesisht, keto personazhe jane gra, vajza dhe djem e burra.
Mesazhet qe ato perhapin ne kete medium, jane jo vetem felliqesira, po dhe shume te rrezikshme ne edukimin e te rinjve, te cilet, i shohin dhe kuptojne qe ne kete menyre fitohet leku lehte dhe behesh ‘i famshem’.
Do ndaja dy -tre personazhe ne tik-tok; dy femra te reja, njera madje nene, Suada, qe nxjerr here pas here dhe vajzen e saj te mitur, tjetra, Marinela, qe fatmiresisht eshte larguar nga ky medium, dhe nje grua ne moshe, Tasha,e cila del me djalin e saj burre(ne mos gaboj) dhe nxjerr nga goja gjithe felliqesirat e botes.
Jane dhe burra e djem, te njohur tashme, me emra te cuditshem, qe i varrin dy kg flori qenit dhe nxjerrin ha…ra nga goja, dhe te rrinjte’frymezohen”.
Nderkohe, pas kesaj ‘perdeje’ spektakli llum, kemi shume viktima, qe nga personazhet publike gra e vajza, qe kane qene pjese e gojes se cthurrur te ketyre vajzave tik-toku, grave tik-toku, burra e djem tik-toku.
Dhe gjithe shoqeria ben sehir, e shteti natyrisht, eshte shume i zene me ca ‘felliqesira’ te tjera, kur dime qe ka nje ligj, po s ka , te pakten dhe nje Maliq.
Sot u vetevra nje grua e re, si rrjedhoje e ketij trendi te rrezikshem.

Share: