Home Gjeo-Ekonomia Reportazhi holandez/ Shqipëria e mirë për turizëm, por ka edhe anë të...

Reportazhi holandez/ Shqipëria e mirë për turizëm, por ka edhe anë të errëta

Shqipëria, një vend ballkanik që po rritet me shpejtësi si një destinacion popullor pushimesh tek holandezët, pjesërisht edhe për shkak se influencuesit janë shumë entuziastë për të. Çfarë lloj vendi është gjithsesi Shqipëria? “I bukur, mikpritës, i sigurt, por edhe një vend me probleme serioze”.

Mund ta quani me siguri Shqipërinë një destinacion trend për pushuesit. Vendi kohët e fundit është shfaqur jashtëzakonisht shpesh në listat e agjencive dhe kompanive të udhëtimeve.

ANWB i tha “RTL Nieuws” se tashmë holandezët “më shumë se vitin e kaluar po zgjedhin alternativa” që nuk janë vendet e zakonshme si Franca dhe Spanja. Ata po shkojnë në Slloveni ose Shqipëri sepse këto destinacione janë më të lira se për shembull, Italia ose Spanja. Emri “Shqipëri” po përmendet gjithnjë e më shpesh edhe në profilet e rrjeteve sociale të influencuesve, siç është ky më poshtë.https://www.instagram.com/reel/Cv99576ICct/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Flapsi.al&rp=%2F2024%2F02%2F25%2Freportazhi-holandez-shqiperia-e-mire-per-turizem-por-ka-edhe-ane-te-erreta%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1201.3999999761581%2C%22ls%22%3A270.10000002384186%2C%22le%22%3A941.2999999523163%7D


Këtë javë, Shqipëria tërhoqi vëmendjen edhe në Evropë për shkak të një marrëveshjeje me Italinë, e cila tani do të strehojë azilkërkuesit e padëshiruar në vendin ballkanik gjatë kohës së pritjes. Por në të vërtetë çfarë lloj vendi është Shqipëria, e kufizuar me Greqinë në jug dhe Malin e Zi dhe Kosovën në veri?

Kuzhinë e lirë, bukur dhe sigurt

Max Andela, i cili herë punon si mësues i historisë së Evropës Lindore dhe herë si guidë turistike brenda dhe rreth Ballkanit ka jetuar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë për rreth një vit e gjysmë në 2022 dhe 2023. Për turistët, thotë ai, Shqipëria është një destinacion i bukur. “Për të filluar, vendi është shumë i bukur. Ushqimi është gjithashtu fantastik. Toka është tepër pjellore, kështu që ata mund të rritin pothuajse gjithçka vetë. Ata shërbejnë pjata të shijshme mesdhetare.”

Përveç kësaj, është i lirë, njerëzit janë mikpritës dhe jashtëzakonisht miqësorë dhe është i sigurt. Aq i sigurt në fakt sa krimi i vogël vështirë se ekziston. “Hajdutët e xhepave nuk ekzistojnë”, – thotë Andela.

Landschap in Albanië.
Peisazhi në Shqipëri

“Nuk duhet të mbyllësh kurrë biçikletën. Megjithatë as atyre nuk u pëlqen të debatojnë. Në derbin e futbollit mes rivalëve, mjaftojnë dy oficerë policie për të ruajtur rendin. (Këtu e ka tepëruar, red). Kur Feyenoord luante finalen e Konferencë Ligës në Tiranë dhe tifozët holandezë tentuan të konfrontoheshin, shqiptarët nuk e kuptonin fare pse këta njerëz po silleshin kaq keq”.

Megjithatë ai shpejt tregon se Shqipëria ka edhe anët e errëta. Popullsia është kryesisht e varfër. Të ardhurat mesatare të rreth 96% të banorëve janë rreth 500 euro në muaj. Një përqindje e vogël është në të vërtetë jashtëzakonisht e pasur. “Por më mirë mos pyesni se si i kanë bërë ato para. Kjo nuk është punë e pastër. Një pseudonim për Tiranën është edhe “pastruese” ose “lavatriçe parash” – thotë ai.

Për vetë banorët, Shqipëria sigurisht që nuk është një Disneyland, thotë Andela. “Nuk është pa shkak që të rinjtë preferojnë të ikin në Evropë. Së bashku me Moldavinë, është vendi më i varfër në Evropë.”

Popullsia dëshiron t’i përkasë Evropës

Pra ka krim, por në një “nivel të lartë” që si pushues ti nuk e vë re. “Dhe ka shumë korrupsion, por as si turist nuk e vëren. Është domethënëse që nuk do të gjesh një degë McDonald’s apo Starbucks në të gjithë Shqipërinë. Këto kompani refuzojnë t’i japin ryshfet mafias”.

Politikisht Shqipëria po ndjek një kurs pro-evropian. Michael Kemper, profesor i Studimeve të Evropës Lindore në UVA, shpjegon: “Popullsia është e etur për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ata po i largohen Rusisë dhe Serbisë, të cilat po lëvizin në drejtimin tjetër.”

Kjo ka të bëjë me historinë e vendit, thotë Kemper. Vendi vuajti nën komunizëm dhe nga viti 1944 deri në 1985 nën diktatorin Hoxha. “Shqiptarët nuk e shikojnë të kaluarën me nostalgji, por me neveri. Dhe arsyeja e dytë është se shqiptarët dëshirojnë një prosperitet më të mirë ekonomik. Në këtë aspekt, ata kanë pritshmëri të mëdha për t’u bashkuar me Evropën.”

Fetë jetojnë së bashku në paqe

Dallimi që bën Shqipëria të sfondin fetar ka edhe një histori. Rusia ka vetëm një besim mbizotërues, Kishën Ortodokse. Shqipëria ka një shumëllojshmëri fesh dhe të gjithë jetojnë së bashku në paqe. “Unë mendoj se Shqipëria do t’i bashkohet Evropës herët a vonë. Ata gjithashtu po tregojnë se po bëjnë përparim në fusha të rëndësishme si lufta kundër korrupsionit. Ka ende shumë punë për të bërë, por vendi po ecën qartë në drejtimin e duhur.”

Maks Andela e di që nga koha e tij në Tiranë se feja luan një rol të vogël në jetën e përditshme. “Grupi më i madh është mysliman, por ju nuk e vini re shumë. Ata janë myslimanë ashtu si Brabanders janë katolikë.”

Skena e rrugës në Tiranë. Shqipëria
Foto nga rrugët e Tiranës

Situata politike është e qetë dhe zgjedhjet në Shqipëri janë të ndershme, thotë ai. “Në fakt, vendi ka qenë vetëm demokratik që nga viti 2000, por demokracia është e shëndetshme.” Megjithatë, sipas tij, ende shumë duhet të ndryshojnë në fushën e korrupsionit dhe “jetës moderne evropiane”.

“Sa u përket të drejtave të personave LGBTI, është ende një rrugë e pashpresë. Nuk do të abuzoheni, por po të ecni dorë për dore në rrugë në fakt nuk është e mundur. Kjo duhet bërë pas dyerve të mbyllura. Dhe gratë nuk janë të barabarta, ato vazhdojnë të jetojnë me prindërit e tyre derisa të martohen – zakonisht me një partner të zgjedhur nga familja”. ©Marrë nga RTL Nieuws, përshtati në shqip LAPSI.al.

'Garda e vjetër në Tiranë'. Shqipëria
“Garda e vjetër” në Tiranë
Share: