Home Gjeo-Ekonomia Ura e “askujt” dhe që nuk kontrollohet nga askush mes Kosovës dhe...

Ura e “askujt” dhe që nuk kontrollohet nga askush mes Kosovës dhe Serbisë

Një zonë kufitare në veri të Kosovës, pak ose fare po patrullohet nga policia. Ura ku nga Bërnjaku i Kosovës, kalohet në Vitkovicë të Serbisë nuk patrullohet nga askush derisa vetura e kamionë lëvizin lirshëm pa i penguar askush.

Rruga e pa asfaltuar ndonëse e kalueshme në veri të Kosovës është në anën e majtë të Liqenit të Ujmanit.

Hartëzimi në internet tregon ndarjen kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë që një pjese është edhe në mes të Ujmanit.E këtu liqenin e ndan edhe ura e cila një pjesë është në territorin e Kosovës dhe tjetra në territorin e Serbisë.

Ndonëse nuk është pikë kufitare, këtu po lëvizin vetura të cilat nuk i kontrollon askush.

Deri sa Policia e Kosovës e doganierët po hasin shpesh në kufij me mjete transportuese me mallra kontrabande në këtë urë lidhëse të dyja shteteve po kalojnë edhe kamionë.

Kjo nuk po kontrollohet nga askush. As Policia e Kosovës e as nga KFOR-i.Ndërsa burimet brenda policisë i kane treguar TV Dukagjinit qe urdhrat për të patrulluar në këto zona janë të rralla.

Ashtu edhe siç u faktua në këtë terren.Televizioni ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme se pse nuk ka patrullime të Policisë në këto zona e të njëjtit thanë së për këtë duhet të përgjigjet vetëm Institucioni i Policisë së Kosovës.E Policia nuk ka kthyer përgjigje për këtë çështje.

Pas katër orëve udhëtim në vajtje dhe kthim televizioni nuk ka takuar as edhe një patrullë policore.

360grade.al

Share: