Home KRYESORE 50 vjet vetmi! Nga Sevim Arbana

50 vjet vetmi! Nga Sevim Arbana

Rikthehem ne femijerine time te hirte.

Kerkoj e germoj qe te gjej ca grimca lumturie.
Shikoj si ne pasqyre nje portret pak te ndryshueshem qe me syte e lengezuar, me shpirtin dritherues, kerkon pak lumturi.
Skena gri, si ne filmat e vjeter bardh e zi, vijne tek une ne netet e gjata te vetmise sime.
Te thuash dy vjec, tre, kater pese gjashe… e keshtu me rradhe, kujtime te trishta te nje femije qe duket sikur vezhgon boten perreth, e cila qe heret i eshte dukur e cuditshme.
Te ngulitura ne nje pjese te trurit, te ruajtura aty ne menyre te pashqitshme, keto kujtime do me vijne here pas here, ne netet e gjata pa gjume,te mbushura me dhimbje endrra, fantazi, per vajzen, djalin, veten, jeten, ato qe me rrethojne, per asgjene dhe kotesine e endrres qe quhet jete.
Me shqetesojne keto kujtime, dua t’i zhduk po ato jane e do te jene aty me, apo pa, dashjen time.
Ato ma kane bere jeten me te hirte, me te trishte, me pak te shkujdesshme. Ato ma kane bere shpirtin me te drithshem, me te bute.
Ato me kane bere kjo qe jam;une e tera , me ndjenjat dhe shpirtin njerezor qe di te kuptoje gjithcka; dhe te vuaje dhe per ate qe s’e ka provuar kurre kete ndjenje

Atehere…

Truri fillon te rregjistroje. Kujtimet jane ruajtur thelle dhe fortesisht ne memorjen time. Ato rikthehen sa here une dua.
Dua t’i harroj. Dua t’i perze..
Kujtoj…
Gati dy vjec rri mbi mua frika; frika nga kafshet, frika nga lugati, qe eshte personifikuar me nje qenie te gjate e te veshur me te zeza.
Me pas kopshti, trishtimi dhe vetmia e te qenit larg vemendjes, mungeses se dashurise, qe vinte nga edukatorja, nga nena e zene ne pune, e mbuluar nga hallet qe as romanet me shume vellime s’do mundnin t’i tregonin.
Klasa a pare, e dyte, e trete, e katert;fillorja.
Perpjekjet titanike te nenes sime,qe te isha si te gjitha. Ajo kujdesej shume qe ne, motrat te ishim mire si gjithe moshataret tona. Perpjekja e saj qe e madhe
Kujtoj….

Canten.!

Canta ime, ajo cante qe me ka shkaktuar aq brenga, canta- korse, e cila bente gjithe shkollen te qeshte e mua te vuaja.
S’mund te qaja se ishte dhurata qe nena ime me kish bere. Korseja e bukur italiane, kish perfunduar ne nje cante, e cila sipas nenes sime ishte tejet e bukur.
8 vjecarja kalon pa mbresa dhe pak dite te bukura, qe permblidheshin ne kurset e pjanos, ne lojrat me peta apo litar , te cilat i beja me pasion dhe perkushtim.
Me pas vinin netet e shkurtra, ku jo rralle here une degjoja vajtimin me ze te nenes, ankimet e pervajshme te saj per jeten ferr, per burrin ne burg e me vone ne ate bote, per jeten e saj qe ishte e zeze.
Keto ‘kenge’ me nxinin shpirtin, me theynin kockat, me benin qe gjithe organet e brendshme te dhimbnin pafundesisht.

Dhe une femija me i vogel , i shtepise se madhe, me daja, vajza e djem te llastuar, te privilegjuar, te mbushur me epitete e lajka, nuk isha si motrat e mia.

Ato s’pipetinin, ato s’ ndiheshin, ato bindeshin.
Une edija qe dhe ato vuanin, po vuajtja ime me dukej e bukur, me dukej si sakrifice, ne emer te nje dashurie qe une s’ja vija dot emrin.
Une isha ndryshe. Une kundershtoja. Une beja gjera qe ato s’do t’i kishin bere;
Une shkoja ne pjano, une ndiqja kurse, une shkoja ne volejboll, une shetisja me vone me shoqet. Une beja gjera si ato, si gjithe moshataret e mia,qe ishin te lumtura, ne shtepite e tyre ku nuk u mungonte asgje, nese mund ta them tani..
Une kisha vene nje korrace. Dukesha si te gjitha.
Asnje nga shoqet e mia, s’e mori vesh brengen time, vuajtjet apo ate qe me mundonte.
Ne shtepine time, ne familjen time te vogel, mund te beja c’te doja; te shkoja ku te doja apo te merresha me veten kur te doja; asnje s’me verente. Nena me ‘plotesonte cdo ‘teke’. Asa s’i ‘interesoja’ Ajo ish kapluar e zhytur ne hallet, ne shtepine e madhe te mbushur me dajat,ku ajo e ndjente veten te huaj.
Po babai?

Babai diku, pa liri, s’egzistonte.

Asnje s’fliste per te.
Per mua ai qe dhe mbeti’ai
Diten qe vdiq, kur une isha 11 vjec, babai i semure ne burg, del nga burgu per te vdekur i ‘lire’ Ate dite do lyeja syte me qepe, pasi lotet nuk bindeshin te dilnin nga syte feminore qe s’kishin njohur dashurine aterore.
Gjtihsesi e mbaj mend si nje nga ditet e para te jetes sime kur ende femije, provova therjet e dhimbjes qe vinin nga stomaku dhe zemra.
Zemra ime e vogel tashme ishte copetuar Dote duheshin muaj e pak vite , e une te harroja hijen e nje njeriu te dashur, per te cilin une s’kisha derdhur lot, po per te cilin zemra ime ishte dridhur.
Papritmas isha rritur!
Shihja motren e madhe qe ishte . idhulli im. Kuptoja mire qe jeta e saj po ndryshonte.
Dalngadale tek une po shfaqeshin ndjenja dhe mbresa te cuditshme.
Me ke te flisja?

Me ke te hapesha?

Ne shkolle nuk flitej per asgje. Ne familje ne ishim dhe mbetem femije, te cilet s’duhet te dinin gje.
,Duhet te rriteshim vete. Jeta do t’u mesoje – thonin ata
Nena jone e mire, gjyshja, edukatorja, mesuesja, shoqja, s’na folen asnjehere, per ndryshimet fiziologjike te vajzes femije, per adoleshencen e trazuar, per dashurine e pare, per seksin e pare, per ndarjet , tradhetite; per jeten.
Ato na i fshehen.
Ne i zbuluam me dhimbje dhe shume here gabim.
Keshtu rrodhi dhe adoleshenca, koha me e bukur e cdo femije, nga e cila une sot mbaj mend fragmente idjote, te nje adoleshence te veshtire.

Rinia

Sot, kur kthej koken pas e shoh veten shume te re, ne vitet e para te gjimnazit, pyes vazhdimmisht veten;
A kam qene e lumtur?
A kam ndjere e provuar caste magjike, te nje moshe magjike, te nje kohe qe kurre s’vjen me?
Natyrisht qe po.
Ishin copeza shume te vogle, qe shpesh do me duhej t’I mblidhja me kujdes, t’u veja emrin, t’i ruaja e t’ju rikthehesha.
Ato ishin aq te brishta, aq te pakta, aq te rralla, sa sot mezi me kujtohen.
Ishin castet magjike qe provoja kur ndaja me shoqet mendimet e ndjenjat, castet e paperseritshme qe krijoheshin nga bota magjike e librave qe une i lexoja me etje, castet e pakta te filmave qe ne shihnim e keshtu me rradhe..
Po meshkujt? C’vend zinin ato ne brezin tim, ne mua?
A me benin ata te ndjeheshim femra e te provonim mrekulline qe te fal natyra ne ate moshe?
Kjo ishte gjeja tjeter, per te cilen do duhen filma, libra e kujtime , t’I pershkruash, t’I sjellesh ashtu sick kane ndodhur.
Te miret, te keqijte, qente e bardhe e te zinj, te bukurit, ata, pa te cilet s’kishte kuptim jeta, per te cilet shume vajza shkruanin poezi dashuri, per mua(ndoshta), per motrat, per shume vajza te brezit tim, jo per te gjitha, ishin atje; te rrezikshem, ‘grabitqare te nderit’, shfrytezues’, hipokrite.. e keshtu me rradhe.
Ne i ‘shanim’, i anashkalonim, i refuzonim,,,po te gjitha ne i donim.
Pa to jeta, rinia s’do te kishte kuptim.
Ne dashuruam ndryshe;
Ne u dashuruam me personazhe librash, ne u dashuruam me aktore, kengetare,,,, e imazhe virtuale, te cilet s’kishin rrezik.

I rrezikshem qe realiteti! Ai realitet qe na e kishin pershkruar!

Une vuaja nga bukuria qe rritej, une vuaja nga veshtrimet e meshkujve. Une vuaja se doja. i doja keto veshtrime. Doja bukurine time. Po cdo here ajo me shkaktonte vuajtje, pasi perplasesha me fytyrat tallese te te rriturve meshkuj, gjithmone keta ne familjen e madhe, ne shtepine e madhe me daja dhe kusherinj, te cilet sepse me dukeshin sikur na donin te na hanin te gjalle. Pas qeshjeve te tyre, une shquaja zgerdhitje.
Pas lajkave te tyre une kuptoja te verteten.
Pas kritikave te tyre une dalloja genjeshtren.
Ne per to s’ishim te bukura, ne s’ishim te mencura, ne ishim naïve, ne s’dinim asgje.
Atehere i urreja, pasi kuptoja qe s’thonin te verteten, pasi ndjeja qe ma prishnin diten, rinine, kuptoja qe me ngrinin nje kurth.
Ndersa sot i kuptoj. i kuptoj qe ishin dhe ato viktima te nje mentalitei absurd, i cili u varte mbi shpine shume gjera qe ato s’mund dhe s’kishin pse t’i mbanin
E keshtu, me pak ngjarje ose aspak, iku rinia e hershme, dhe une takova ate, qe do ta quaja fatin tim.

Fati….lumturia…vetmia

Qe nje fat i veshtire, me shume kapituj e ngjarje.
Ishte jeta, ajo jete qe te josh me castet e saj romantike, e me pas te gllaberon e te fut ne makinen e tmerrshme te nje nje jete qe me pas te iken e te zhduket sa hap e mbyll syte.
Pas saj mbeten tmerret, vuajtjet, vetmite, zhgenjmet, pendimet…. e akoma shpresa…
Kjo akoma eshte.
Ajo do te vdese me mua.

Po lumturia?

Ne gjithe kete jete, ajo ka qene e pranishme, ka qene nje vizitore e rralle, fisnike, qe s’e ka tepruar me qendrimin e saj.
Rendesi ka qe ajo s’me ka harruar fare…
‘Vizita’ e saj e pare qe, kur une u bera nene.
Djali im i bukur, i embel dhe shume shpresendjelles, me solli caste lumturie, qe kur isha e re ,ishin te vetmet.
Vizita e dyte qe vajza ; ajo me solli idene qe do te kem nje shoqe te ngushte, vetem timen, me te cilen do ndaj e do gezohem.
Ajo qe ndryshe,pervecse e bukur.
E tille mbeti!
Me vone lumturia do ‘harronte ‘ te vinte.
Fati dhe vetmia do me benin karshillek;
Here njeri fliste, here tjetra dukej.
Isha paralizuar. Doja te kapesha.

Ku? Si?

Krijjova nje bote tjeter, vetem timen, vetem per mua, pa realen, pa vulgaren, pa ate qe ishte e ftohte.
Ajo ishte atje, tek librat, shkrimet, takimet me shkrimtaret, te qenit pjese e tyre.
Filloj t’i idealizoj, t’i ngre ne olimp, pa qene kurrkund.
(….vazhdon)

Share: