“Do të ndryshojmë ligjin për Policinë e Shtetit, drafti për pak ditë në konsultim publik.”. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një deklaratë për mediat.
Ai tha se do të garantohet meritokracia për policinë. Mes të tjerash ai tha se policia duhet të kthehet në institucion më të besueshëm.