Home Gjeo-Ekonomia E blenë në ankand për 300 mijë paund, serbët i ndërrojnë emrin...

E blenë në ankand për 300 mijë paund, serbët i ndërrojnë emrin pikturës “Luftëtari Arnaut” në “Pushimi i bashibozukut”, Artan Shkreli: E shëmtuar

Pak muaj më parë, qeveria serbe bleu përmes një ankandi pikturën me motive shqiptare “Luftëtari arnaut” për shumë 300 mijë paund.

Artan Shkreli shkruan sot se kësaj vepre i është ndërruar emri, duke e quajtur tashmë “Pushimi i bashibozukut”.

“Pa rënë në nacionalizëm…është padyshim e dëmshme shkencërisht, dhe e shëmtuar si fqinjësi, ç’ka Ministria e Kulturës e Serbisë bëri me pikturën ‘Luftëtari Arnaut’, blerë në ankandin e famshëm të Londrës për rreth 300.000 paund… Ekspozuar në Beograd pak ditë më parë, është riemërtuar aty si “Odmor bašibozuka / Pushimi i bashibozukut”, shkuan Shkreli.

Piktura e Paja Jovanoviçit “Pushimet e Bashibozukut”, e cila, siç njoftuan me pompozitet mediat, “u kthye në Serbi”, sepse Muzeu i Qytetit të Beogradit, me mbështetjen e shtetit, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe Ministrisë së Financave, e bleu në një ankand në Sodeby’s të Londrës për 304,800 paund me të gjitha tarifat dhe taksat, me të gjitha gjasat ajo nuk ka qenë kurrë në Serbi.

Top Channel

Share: