Gazetarja Anila Hoxha ka folur për një trend të ri që duket se ka përfshirë kohët e fundit kryeqytetin, por jo vetëm.
E ftuar në emisionin “Wake Up” ajo tha se kryesisht në vila luksoze në kryeqytet, të cilat merren me qira, organizohen festa ku konsumohet hapur kokainë.
Ndërkohë sa i përket numrit më të madh të shpërndarësve dhe përdoruesve të lëndëve narkotike në vendin tonë, ajo thotë se kryeson Tirana, më pas Elbasani dhe Durrësi. https://e7e168adab82b019457e2a09b190f1e9.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html
“Tirana, Elbasani dhe Durrësi janë qytete që kanë më shumë shpërndarës dhe përdorues të lëndëve narkotike. Shefi i Antidrogës pranon se sa i takon përdorimit të kokainës, ka hyrë një trend i ri në bare, festa, në ambiente private, kryesisht në shtëpitë private me qira”, tregon gazetarja Anila Hoxha.
https://youtube.com/watch?v=6FkWv_v5DqQ%3Fsi%3DhDcGTd9CwaSIQKc5
Top Channel