Home KRYESORE “Jorgo Goro është kurban i Olta Xhaçkës”- Berisha: Të bashkohemi në betejë,...

“Jorgo Goro është kurban i Olta Xhaçkës”- Berisha: Të bashkohemi në betejë, në mosbindje civile, për qeveri teknike

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me arrestimin e Jorgo Goros, kryebashkiakut në detyrë të bashkisë së Himarës, ku e ka cilësuar atë si “kurban të Olta Xhaçkës”.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve poshtë banesës së tij, Berisha u shpreh se Jorgo Goro nuk bëri gjë tjetër veçse regjistroi tokën e falsifikuar të investitorit strategjik, burrë i Olta Xhaçkës.

Ai u ndal edhe tek “çështja Beleri, ku u shpreh se nuk respektohet prezumimi i pafajësisë, por respektohet manipulimi i fakteve.

Ndër të tjera, Berisha bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në betejë, në mosbindje civile, për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

“Çdo ditë një skandal, çdo ditë një fakt i ri, çdo ditë është një apel të bëjmë gjithçka për të përmbysur këtë regjim, për të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me qeveri teknike. Asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë të mashtrohet”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Sot Edi Rama urdhëroi burgosjen e Jorgo Goros. Ju them unë, nuk ka rilindas që nuk vjedh, por Jorgo Goro është kurbani i Olta Xhaçkës, sepse Goro nuk bëri gjë tjetër veç se regjistroi tokën e falsifikuar të investitorit strategjik burrë i Olta Xhaçkës. Edi Rama, Oltën e mban në parlament.

Natyrisht është aksioner në investimin stratetegjik të burrit të saj dhe asaj. Dhe për këtë na bind duke arrestuar Goron se ka regjistruar pronat e saj.

Të dashur miq! Edi Rama përdor drejtësinë tërësisht në interesat e tij personale, shkatërron marrëdhëniet me një vend fqinj në të cilin jetojnë rreth 1 mln shqiptarë, të integruar që kanë ndërtuar jetën dhe ëndërrën e tyre.

Tani për shkak të qëndrimeve të tij ç’njerëzore, antikushtetuese, antieuropiane ngre një valë të pafavorshme për emigrantët tanë.

Edhe njëherë ju theksoj, çështja Beleri është para së gjithash çështje e shqiptarëve, sepse këtu nuk respektohen parimet universale të të drejtave të njeriut. Sepse këtu respektohet prezumimi i pafajësisë.

Sepse këtu respektohet manipulimi i fakteve, sepse këtu dënohet vetëm e vetëm për të mbuluar krimet monstruoze dhe mafioze, që Edi Rama dhe klani i tij ka kryer në tokat e himariotëve, duke shitur brigjet e detit.

Çdo ditë një skandal, çdo ditë një fakt i ri, çdo ditë është një apel të bëjmë gjithçka për të përmbysur këtë regjim, për të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me qeveri teknike. Asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë të mashtrohet.

Me Edi Ramën nuk zgjedhje. Me Edi Ramën ka vjedhje të votës. Me Edi Ramën nuk ka rotacion. Me Edi Ramën ka bllokim dhe shkelmin të vullnetit tuaj, ndaj ju ftoj sonte kudo që jeni, të bashkohemi në betejë, në mosbindje civile, për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

360grade.al

Share: