Nga Irena Beqiraj
Modeli i politikës ekspresive është shpjeguar më së miri nga Brennan dhe Lomasky në 1993. Në një punim të plotë autorët përpiqet të shpjegojnë se: Argëtimi politik është një e mirë individuale; rezultatet politike janë të mira publike. Për këtë arsye , politika vazhdon të ofrojë kryesisht argëtim individual , edhe jo rezultate publike.
Ky model padyshim bazohet në faktin se thuajse në të gjitha fushat njerëzit kanë zhvilluar në mënyrë progresive zakonin e të menduarit, “pro” ose “kundër” dhe më pas ata kërkojnë argumente për të mbështetur një nga këto dy opsione.
Padyshim qe ka njerëz me mendje të hapur, të gatshëm të pranojnë vlerën e opinioneve me të cilat nuk pajtohen. Të tjerët, pasi kanë marrë një qëndrim në favor të një mendimi të caktuar, refuzojnë të shqyrtojnë çdo pikëpamje të kundërt.
Kur në vend që të mendojnë, njerzit shtyhen thjesht te marrim anë: pro ose kundër, ato shtyhen drejt një zgjedhje e cila zëvendëson aktivitetin e mendjes. Kjo është një semundje intelektuale; e cila fillon në botën politike dhe më pas përhapet , duke ndotur të gjitha format e të menduarit.
Në komisionin hetimor “Vokshi” nuk do të mungojë argetimi individual , me pak ose aspak rezultatet publike pasi të dy ceshtjet janë nën hetimin e SPAK thuajse drejt përfundimit ( sterilizimit i mbaron afati i hetimit ne 1 prill) . Ai komision është qartazi dëshmimtar i metamorfozës politike , ku më e keqe se mungesa e rezultateve është fakti që politika vështirë se përmirësohet .
Me këmbenguljen mbreslënëse në përpjekjen për të ofruar vetëm modelin e politikës ekspresive, opozita po traskuron faktin që argëtimi individual krijon vetëm iluzionin e mbështetjes duke lënë mënjanë faktin se nuk mjafton vetëm ta demontosh një qasje të caktuar qeverisëse apo politike , më e rëndesishme është të ofrosh një qasje të re.