L’Istituto Italiano di Cultura in collaborazione con il Comune di Tirana, la Facoltà di Architettura del Politecnico di Tirana e l’Associazione degli Architetti d’Albania presenta, per l’VIII edizione dell’Italian Design Day, la conferenza
“MAYBE” dell’Architetto Stefano Pujatti fondatore dello studio ElasticoFarm.
Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Fakultetin e Arkitekturës së Politeknikut të Tiranës dhe Shoqatën e Arkitektëve Shqiptarë, me rastin e edicionit të VIII të Italian Design Day, prezanton konferencën “MAYBE” të arkitektit Stefano Pujatti, themelues i studios ElasticoFarm.
18.03.2024 ore 18:30
Piramide di Tirana – Cubo U9 / Piramida e Tiranës – Kubi U9
Ingresso libero / Hyrja e lirë
In italiano con la traduzione simultanea in Albanese / Në gjuhën italiane me përkthim simultan në shqip
Stefano Pujatti parlerà del lavoro di ElasticoFarm, di come l’ambiente fisico e culturale in cui viviamo e lavoriamo influenzi il nostro sentire e quindi il nostro progettare ed il nostro progredire. Di come alimentare dubbi, più che certezze, e della consapevolezza che qualunque decisione escluda possibili sviluppi potenzialmente altrettanto validi. Del disegno inteso come traduzione di sogni in segni e del progetto come atto del gettare avanti, oltre l’ostacolo, l’essenza che il disegno ha distillato. Della consapevolezza come strumento necessario a capire come agire in modo sostenibile, per usare le forze della natura come alleate del progetto, integrandole all’interno del processo di trasformazione dell’ambiente. Della progettazione come visione ottimistica del futuro, dove ciò che si immagina, tramite la strategia e la tecnica, può modificare la realtà, per farla assomigliare di più a quel mondo cui vogliamo aspirare ma che non è di certo l’unico mondo possibile.
Infine parlerà del progredire, dell’avanzare e del regredire, dell’errare e del cambiare rotta, mantenendo la stella polare quale riferimento, senza farsi distrarre troppo dalle stelle comete.
ElasticoFarm con sede a Chieri (TO), Budoia (PN) e Toronto (Canada) è stato fondato nel 2005 da Stefano Pujatti e Alberto Del Maschio.
* * *
Stefano Pujatti do të flasë për punën e ElasticoFarm, se si mjedisi fizik dhe kulturor në të cilin jetojmë dhe punojmë ndikon në ndjenjat tona dhe rrjedhimisht në planifikimin dhe përparimin tonë, për mënyrën se si të ushqehen dyshimet, dhe jo siguritë, si dhe për vetëdijen se çdo vendim përjashton zhvillime të mundshme që janë potencialisht po aq të vlefshme. Ai do të flIasë gjithashtu për dizajnin, të kuptuar si përkthim i ëndrrave në shenja, për projektin si një akt i hedhjes përpara, përtej pengesës, të esencës që ka distiluar vizatimi, për ndërgjegjësimin si një mjet i domosdoshëm për të kuptuar se si duhet vepruar në mënyrë të qëndrueshme, për të përdorur forcat e natyrës si aleate të projektit, duke i integruar ato në procesin e transformimit të mjedisit, për planifikimin si një vizion optimist i së ardhmes, ku ajo që imagjinohet, përmes strategjisë dhe teknikës, mund të modifikojë realitetin, për ta bërë atë më të ngjashëm me atë botë që ne duam të aspirojmë, por që sigurisht nuk është e vetmja botë e mundshme.
Në përfundim, ai do të flasë mbi përparimin, avancimin dhe stepjen, endjen dhe ndryshimin e kursit, duke mbajtur yllin polar si referencë, pa u hutuar nga kometat.
ElasticoFarm me seli në Chieri (TO), Budoia (PN) dhe Toronto (Kanada) u themelua në 2005 nga Stefano Pujatti dhe Alberto Del Maschio.