Home KRYESORE Mbledhja e qeverisë dhe kryebashkiakëve socialistë në Shkodër/ Cilët janë të djathtët...

Mbledhja e qeverisë dhe kryebashkiakëve socialistë në Shkodër/ Cilët janë të djathtët që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Ramës

Mbledhjes së qeverisë, i janë bashkuar edhe kryebashkiakët e vendit, ku mes tyre ra në sy pjesëmarrja edhe e demokratëve.

Të zgjedhurit e të djathtëve, Hilë Curri i Fushë Arrëzit, Rrok Doda i Pukës, Albert Mlyshi i Mirditës dhe Fisnik Qosja i Kavajës, i janë pergjigjur pozitivisht ftesës së qeverisë

Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët zhvillojnë sot mbledhje në orën 10:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Fokusi i diskutimeve në këtë takim do të jenë objektivat për vitin 2024, si edhe një analizë dhe vlerësim i punës mbi porositë që kryeministri Rama ka lënë, ku një prej detyrave kryesore janë anëtarësimet e reja.

Në orën 10.00 takimin e hap kryeministri Rama me fjalën e tij, e parashikuar 30 minuta dhe më pas e merr fjalën ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbion Mazniku.

Nëntë tryeza pune do të bëjnë bashkë ministra, zv/ministra dhe kryebashkiakë me fokus diskutimesh të sektorëve kryesore. Takimi mbyllet me fjalën e kryeministrit Rama që nis në orën 17.30 dhe me kohëzgjatje 60 minuta.

Top Channel

Share: