Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera 4300 gra e vajza kërkuan ndihmë/ Denoncimet për dhunë fizike dhe verbale,...

4300 gra e vajza kërkuan ndihmë/ Denoncimet për dhunë fizike dhe verbale, vrasjet e ngacmime në rrjetet sociale

Në festën ndërkombëtare të gruas nuk munguan lulet në duar dhe urimet por 365 ditët e tjera të vitit nuk janë kaq festive.

Në vetëm 2 muajt e parë të këtij viti ka pasur 890 denoncime për dhunë si edhe janë dhënë 465 urdhëra mbrojtje nga gjykata.

E njëjta panoramë ka qënë edhe vitin e kaluar ku afërsisht 4300 gra dhe vajza kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi kanë përjetuar dhunë, e cila ndonjëherë është psikologjike e të tjera herë fizike.

Vitin e kaluar ashpërsia ndaj grave dhe vazave solli edhe humbje jete. Gjatë 2023, 2 gra dhe vajza ishin viktima të krimit që kryesisht ndodhte për motive familjare.

Një element shqetësues janë edhe krimet seksuale ku viktima janë kryesisht gra dhe vajza. Gjatë këtyre muajve në vend janë shënuar 103 raste të cilat po hetohen nga organet kompetente.

Një formë shqetësuese dhunë që shpësh herë i ka çuar gra dhe vajza t’i japin fund jetës është dhe ajo e regjistrar online.

“Përndjekja kibernetike, nuk ekziston fare në legjislacionin tonë. Ngacmimi kibernetik, bota e quan cyber harassment. Gjuha e urrejtjes në internet, nxitja e dhunës përmes urrejtjes, abuzimi me imazhin intim pa vullnetin e palës, shantazhimi seksual. Dhe sa vajza e gra raportojnë çdo ditë në DVP Tiranë për disa kanale të çuditshme që hapen në “Telegram” apo në rrjete sociale, për të cilat ne kemi filluar të bëjmë një punë, kemi vendosur më në fund disa kontakte të dobishme me kompanitë më të mëdha të rrjeteve sociale; me TikTok, presim me kompaninë META që zotëron Facebook, Instagram, Snap Chat etj. T’i marrim të gjitha këto e të përmirësojmë legjislacionin që të kontribuojmë sa të mundemi për ta kthyer vëmendjen e shoqërisë sonë në këtë fenomen“, u shpreh Taulant Balla-ministër i Brendshëm.

Dhuna online dhe ashpërsimi i krimeve seksuale pritet që të zënë një hapsitë të vecantë në kodin e ri penal që është ende duke u diskutuar si draft./Top Channel

Share: