Home KRYESORE Më 16 prill pritet rikonfirmimi i David Kostelancik në krye të ambasadës...

Më 16 prill pritet rikonfirmimi i David Kostelancik në krye të ambasadës së SHBA në Tiranë

Më 16 Prill pritet të dalë përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit David Kostelancik i ripropozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri.

Ai u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, në 24 janar të 2023, por emërimi i tij u rikthye sërish në Shtëpinë e Bardhë pasi senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e zotit Kostelancik dhe të dhjetëra të emëruarve të tjerë.

Kostelançik pritet të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur për votim më pas nga Senati. Ai do të jetë pasuesi i ambasadores aktuale Yuri Kim. Në prezantimin e tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit në 30 Mars, ai shpalosi si prioritet të punës së tij në Tiranë forcimin e institucioneve të reja të drejtësisë. Kostelancik ka një karrierë të gjatë në fushën e diplomacisë.

Në periudhën 92-94 ka shërbyer si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë./Report tv/

Share: