Home KRYESORE Ministri Gonxhja me ambasadoren e Kinës: Rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor

Ministri Gonxhja me ambasadoren e Kinës: Rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor

Foto cover Ambasadorja e Kines dhe ministri i Inovacionit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti në një vizitë zyrtare ambasadoren e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, së bashku me ekipin e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Gonxhja bëri të ditur se në fokus të këtij takimi ishte njohja me vizionin dhe misionin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Një takim me diskutime mbi sfidat tona, për rritjen e bashkëpunimit mes shteteve tona, me interes reciprok, në fushën ekonomike dhe kulturore”, – u shpreh Gonxhja.

“Ne synojmë të rrisim turizmin dhe tregtinë, të shkëmbejmë praktika të mira në sektorët që sjellin përfitime të qëndrueshme dhe në respekt të politikave respektive zhvillimore”,- shkroi ministri Gonxhja. (Elona)/CRI.CN

Share: