Home Gjeo-Ekonomia Pse Gina Raimondo u shpreh ashtu?

Pse Gina Raimondo u shpreh ashtu?

“Makinat e tanishme janë si ‘iPhone’ me rrota. Përfytyroni miliona automjete kineze që lëviznin nëpër rrugët në ShBA, duke ‘mbledhur’ të dhënat e miliona amerikanëve çdo minutë të çdo dite dhe më pas ‘duke i transmetuar’ ato në Pekin”. Është shumë e vështirë të imagjinohet që këto fjalë janë thënë nga sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo

Lidhur me këto, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës vuri në dukje në mediat sociale se fjalët e Raimondos ndoshta tregojnë se “iPhone”, “Tesla” dhe madje edhe “Boeing”…kanë dërguar të dhëna në Shtetet e Bashkuara, që mund të merren nga Uashingtoni në çdo kohë?

Në fakt, fjalët e Gina Raimondo-s e nxitin shoqërinë amerikane të ketë armiqësi ndaj makinave elektrike kineze për arsye ekonomike dhe politike.

Foto nga VCG

ShBA-ja mund të quhet “vendi mbi rrota” dhe në shekullin e 20-të industria amerikane e automjeteve ishte udhëheqëse në botë. Ndërsa vitet e fundit, automjetet kineze me energji të re vazhdojnë të nxitin krijimin e risive, duke formuar një sistem të plotë të zinxhirit industrial. Në vitin 2023, vëllimi i eksportit të automjeteve kineze me energji të re arriti në 1 milion e 203 mijë, duke u rritur 80 % në krahasim me vitin paraardhës. BYD, një kompani kineze e makinave, e tejkaloi “Tesla”-n e ShBA-së në shitjet e automjeteve të pastra elektrike në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, duke zënë vendin e parë në botë për herë të parë. Kjo i ka bërë një pjesë të amerikanëve të shqetësohen shumë. Por në vend që të përpiqen të përmirësojnë teknologjinë dhe të rrisin forcën e tyre konkurruese, ata “kanë ngritur shkopin” e tregtisë.

Përveç kësaj, ka analistë që theksojnë që 2024-ra është një vit zgjedhor në ShBA. Shtetet si Miçigan dhe Ohajo, ku janë të përqendruar punëtorët, janë objektiva të konkurrencës mes dy partive. Në këtë kohë, Shtëpia e Bardhë shpalli politika dhe masa për të kufizuar industrinë e automjeteve elektrike të Kinës, dhe Raimondo e ekzagjeroi me “kërcënimin” e automjeteve kineze. Kjo bëhet për të përmbushur kërkesat e industrisë amerikane të automjeteve dhe punëtorëve të këtij sektori dhe për të fituar më shumë vota./Artikulli dhe fotot janë ofruar nga CRI.CN

Share: