Në përfundim të kohës së aplikimeve për të përfituar nga skema Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2024 numri i fermerëve qe kanë aplikuar eshte 71.537. Ministria e bujqësisë Anila Denaj shkruan në rrjetet sociale se fermerë, blegtorë, bletarë, grupe fermerësh dhe Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor iu drejtuan skemës kombëtare për mbështetje duke synuar zhvillimin e më tejshëm të aktivitetit bujqësor dhe blegtoral dhe përfituar nga mbështetja jonë.
Tashmë, ka nisur procesi i vlerësimit administrativ të aplikimeve për ti dhënë përgjigje përmes financimit të gjithë fermerëve që plotësojnë kushtet e aplikimit. Për vitin 2024 Skema Kombëtare kishte 8 masa mbështetëse me një vlerë prej 3.4 miliardë lekësh. Pritoritet këtë vit kane fermerët qe u bashkuan në një grupim por qe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë financimin maksimal.
Gjithashtu këtë vit për here te pare pjese e skemës ishte edhe sektori i bimëve aromatike dhe mjekësore . Nafta serish edhe këtë vit për te disatin vit radhazi ishte pjese e skemës por me te vetmin ndryshim qe rimbursimi kalonin direkt ne llogari bankare. Sektori i bujqësisë ne vendin tone kontribuon rreth 19 % të Prodhimit të Përgjithshëm të Brendshëm.
360grade.al