Të dhënat zyrtare nga zyrat e punësimit flasin se janë rreth 15.700 vende të lira pune në këtë tre mujor që kërkojnë punonjës, ndërkohë që pranë këtyre zyrave rezultojnë rreth 75 mijë punëkërkues. Por pse kërkesë oferta nuk përputhet në tregun tonë?
Gertiola Çepani, drejtore e punësimit pranë AKPA deklaroi në Vizon Plus se kërkesat më të mëdha të sipërmarrjes janë për punonjës me shkollë të lartë dhe me kualifikim
“Ajo çka ne shohim është se ka një trefishim të vendeve të lira të punës në raport me një 3 vite më parë. Ne kemi si objektiv që gjatë këtij viti të punësojmë 27 mijë punëkërkuese. Thuajse të gjithë sektorët kërkojnë, punonjës”, deklaroi Çepani-në E-ZONE
Nga 17.500 vende të lira pune, gati gjysma e tyre ofrohen me pagë 40-50.000 lekë. Është kjo arsyeja pse një pjesë e këtyre pozicioneve refuzohen nga kandidatët
“50% e vendeve të punës ofrojnë pagë minimale ose pranë minimales. Një pjesë e refuzimeve për punë vijnë pikërisht nga paga e ulët”, deklaroi Çepani në emisionin E-ZONE
Të dhënat nga INSTAT flasin se gjatë vitit që lamë pas papunësia arriti në nivelin më të ulët në 10.7%.