Home Gjeo-Ekonomia Mbështetja për Ukrainën, Cameron do të takohet me Trump

Mbështetja për Ukrainën, Cameron do të takohet me Trump

David Cameron është takuar me Donald Trump në mes të përpjekjeve për të rritur mbështetjen e Ukrainës. Në Uashington, sekretari i jashtëm britanik do t’u kërkojë udhëheqësve të kongresit të miratojnë ndihmën për Kievin në luftën e tij kundër Rusisë

“Përpara vizitës së tij në Uashington, sekretari i jashtëm do të takohet me ish-presidentin Trump sot në Florida. Është praktikë standarde që ministrat të takohen me kandidatët e opozitës si pjesë e angazhimit të tyre rutinë ndërkombëtar”, tha në një deklaratë të hënën, një zëdhënës i Zyrës së Jashtme.

Takimi i Cameron me kandidatin e supozuar republikan presidencial, është takimi i parë i tillë nga një ministër i lartë i Mbretërisë së Bashkuar.

Trump ka shprehur vazhdimisht dyshime për ndihmën për Ukrainën dhe ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Amerikës ndaj NATO-s, aleancës ndërkombëtare të cilën SHBA-ja është zotuar ta mbrojë kur është e nevojshme.

Në vizitën e tij në Uashington, Cameron do të paralajmërojë se suksesi i Kievit në mposhtjen e Rusisë është “jetik për sigurinë amerikane dhe europiane” pasi pritet tu kërkojë ligjvënësve të miratojnë ndihmën e mëtejshme “urgjente” për vendin.

360grade.al

Share: