Me iket diku larg kuvlive t’betonit,
Qe rendom po quhen apartamente,
E mue me duken krejt si burgje…
Me iket diku, ku era t’i fishk lirisht floket
dhe lageshtina e pyllit t’bahet parfum i natyrshem.
Me iket diku larg qyteteve moderne
Qe jeten e kane standartizuar kaq shume.
Me iket diku ne gjirin e natyres ne kerkim te se drejtes natyrore, qe s’ka autor ta perkufizoje e ta mbledhe ne nje grusht leter.
Me iket diku ku jeta ka kuptim, pa beton e kufizime te kota, te nje “qytetnimi” te rrejshem.
E c’ka asht jeta?
Levizje, liri, ajri.
Tjerat jane sajesa.
B. K.