Home Gjeo-Ekonomia “Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë”, Albin...

“Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë”, Albin Kurti reagon pas vendimit të Asamblesë: Faza e fundit në muajin maj

Pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i tha po anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se shpreson se faza e ardhshme do të mbyllet me sukses.

Reagimi i plotë:

Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë.

Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut.
Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve!

Share: