Home Gjeo-Ekonomia Mediat greke: Fredi Beleri, kandidat për eurodeputet i “Demokracia e Re” e...

Mediat greke: Fredi Beleri, kandidat për eurodeputet i “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis

Media greke “Kathimerini” ka publikuar një artikull, sipas të cilit, Fredi Beleri do të jetë kandidat për eurodeputet me partinë “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis.

Sipas artikullit të prestigjiozes greke, gjatë gjithë javës së kaluar, kjo media shkruante se çështja e Fredi Belerit nuk është mbyllur përfundimisht dhe se është e hapur deri në fund, pavarësisht informacioneve për të kundërtën.

“Deri në mëngjesin e sotëm, 41 nga 42 pozicionet ishin bllokuar, ku e vetmja çështje pezull ishte ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri. Pritet që zyrtarizimi i emrit të tij të bëhet pasdite”, thuhet ndër të tjera në median greke.

360grade.al

Share: