Home Approccio Italo Albanese “RAI3” reportazh për kampet e refugjatëve në Shqipëri, akuza zyrtarit të Kryeministrisë...

“RAI3” reportazh për kampet e refugjatëve në Shqipëri, akuza zyrtarit të Kryeministrisë si avokat i trafikantëve, Agaçi: Do t’i padis për shpifje

Televizioni italian ka transmetuar një reportazh mbi marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për kampet e refugjatëve që pritet të ndërtohen në vendin tonë

Mes të tjerash, në këtë reportazh thuhet se njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi.

“Njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi, sekretar i kryeministrit Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali, në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës… Agaçi është një avokat i rëndësishëm shqiptar me zyrë edhe në Romë. Në të kaluarën, klientë të tij ishin edhe disa nga bosët kryesorë të mafies shqiptare, të gjykuar në Itali”, thuhet në reportazh.

Ndërkohë pas transmetimit të emisionit, ka reaguar Engjëll Agaçi, i cili deklaron se do të padisë programin “Report”, pasi ai ka 10 vite që e ka lënë atë detyrë për të cilën është përmendur, duke shtuar se si një emision investigativ, do duhej që të kishte konfirmuar mirë informacionet dhe burimet.

“Kam lënë detyrën ligjore 10 vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv “Report” është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar tashmë avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje kundër programit televiziv shtetëror italian. Burimet duhet të verifikohen dhe po ashtu edhe lajmet”, ka deklaruar Agaçi.

Top Channel

Share: