Një tjetër zbulim novator rreth universit u bë falë teleskopit James Webb të NASA-s. Në një nga zbulimet e tij të fundit, Webb ka provuar punën e teleskopit hapësinor infra të kuq të NASA-s Spitzer.
Rreth tetë vjet më parë, Spitzer zbuloi shtatë planetë që rrotulloheshin rreth të njëjtit yll, i cili më vonë u bë i njohur për komunitetin shkencor si TRAPPIST-1.
Ylli, i cili është rreth 40.7 vite dritë nga Toka, u zbulua rreth 24 vjet më parë.
TRAPPIST-1 b është i ngjashëm me Tokën në përbërje, dhe gjithashtu besohet të jetë i ngjashëm në madhësi me planetin tonë.
Zbulimet më të fundit ishin vërtet novator, pasi është hera e parë që zbulohet drita që lëshohet nga një planet tjetër jashtë sistemit tonë diellor.
Në një deklaratë për shtyp, NASA tha: Rezultati shënon një hap të rëndësishëm në përcaktimin nëse planetët që rrotullohen rreth yjeve të vegjël aktivë si TRAPPIST-1 mund të mbajnë atmosferat e nevojshme për të qenë i jetueshëm.
Për fat të keq, planeti nuk ka atmosferë, teksa shkencëtarët zbuluan se njëra anë është në errësirë të përhershme dhe tjetra përballet me yllin e saj.
Top Channel