Home KRYESORE Papa emëron Arqipeshkvin e ri të Shkodrës, Giovanni Peragine do të zëvendësojë...

Papa emëron Arqipeshkvin e ri të Shkodrës, Giovanni Peragine do të zëvendësojë Massafrën

Giovanni Peragine do të jetë Arqipeshkvi i i ri i Dioqezës së Shkodrës. Në ambientet e Katedrales së Shën Shtjefnit, në praninë e klerit kalotik u bë publikimi i emrit i cili do të jetë pasardhësi i Angelo Massafras.

Giovanni Peragine do të jetë zëvendësuesi i Arqipeshkevit të Shkodrës monsinjor Angelo Massafra. Peragine aktualisht është administrator i kishës katolike në Shqipërinë e Jugut ndërsa shërben në Shqipëri që nga viti 1993. Peragine pritet që të marrë detyrën e re në fund të këtij viti.

Nga katedralja “Shën Shtjefni” e Shkodrës, Përfaqësuesi i Nuncit Apostolik u shpreh se Vatikani ka pranuar dorëheqjen e Arqipeshkvit Angelo Massafra i cili pas shërbimit në këtë detyrë prej 25 vitesh ka mbushur moshën e pensionit duke i lënë kështu vendin Arqipeshkvit të të ri.

Jetëshkrimi i Kryeipeshkvit të Ri Koadiutor të Shkodrës

Imzot Giovanni Peragine lindi në Altamura (Itali), më 25 qershor 1965. Ndoqi Shkollën Apostolike të Etërve Barbnabitë.

Më 15 qershor 2017 u emërua Ipeshkëv titullar i Fenice dhe Administrator Apostolik i Shqipërisë së Jugut.

Ka shërbyer dhe në famullinë e Shën Nikollit në Milot dhe si përgjegjës për formimin e Seminarit lokal të Kongregatës.

Nga viti 2009 deri në vitin 2018, Kryetar i Bashkimit të Konferencave Evropiane të Eprorëve të Mëdhenj.

Në vitin 2017 emëruar nga Papa Françesku Administratori Apostolik i Shqipërisë së Jugut, ku ka shërbyer deri më sot.

Aktualisht është Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare.

Share: