Home Approccio Italo Albanese “Zë” për diasporën e Italisë “Dua të votoj 2025”, iniciativa qytetare partiake...

“Zë” për diasporën e Italisë\ “Dua të votoj 2025”, iniciativa qytetare partiake për të drejtën e votës

Avokati shqiptar në Itali, Gentian Alimadhi, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për të drejtën e votës së diasporës.

Nga data 12-25 maj do të zhvillohet një fushatë që t’i bëjë bashkë të gjithë shqiptarët, në një marshim në formë proteste. Më datë 18 maj protesta do të zhvillohet në Milano, më pas do të vijojë në Hagë, Bruksel dhe Londër.

Ndër të tjera avokati theksoi se ka dëshirë që të kthehet në Shqipëri, por së pari duhet siguruar vota e diasporës.

“Arsyet dhe e mira e votës së diasporës janë disa. E para, është e drejtë kushtetuese. Duhet ta respektojmë këtë të drejtë. Edhe diaspora ka të drejtë të shprehë vullnetin e saj për të ardhmen e vendit. Është tentuar disa herë por nuk është arritur. Qëllimi është që atë arrihet e drejta e votës. E drejta e votës nuk synon që të rrëzojë qeverinë. Të gjithë duan të kthehen në Shqipëri, edhe unë dua të kthehem nëse më plotësohen kushtet. Pse të mos ndikoj unë me votën time për të dhënë kontributin tim. Është diskutuar vota elektronike, ajo pranë konsullatave siç kanë bërë komunitetet e tjera. Jemi dakord që qeveria aktuale të pranojë krijimin e një ligji dhe aplikimin në interes të saj. Në këtë rast do jetë në interes të qeverisë, nuk është çështje momentale.”, tha ai. /abcnews.al

Share: