Home I pakategorizuar Anglia nis trajtimin e ri të kancerit, mijëra pacientë testojnë vaksinën e...

Anglia nis trajtimin e ri të kancerit, mijëra pacientë testojnë vaksinën e personalizuar për të luftuar sëmundjen: Nëse funksionon është një zbulim mjekësor!

Mijëra pacientë me kancer në Angli do të kenë akses në një lloj të ri trajtimi që përdor vaksina të personalizuara për të luftuar kancerin. Raportohet se tridhjetë spitale në Britaninë e Madhe do të marrin pjesë në programin specifik të vaksinimit të kancerit, sipas BBC.

Vaksinat përdorin teknologjinë mRNA, të ngjashme me atë të përdorur në vaksinat Covid. Ato janë krijuar për të nxitur sistemin imunitar për të njohur dhe shkatërruar çdo qelizë kanceroze të mbetur dhe për të zvogëluar rrezikun e rikthimit të sëmundjes. 55-vjeçari, Elliot Pfebve është pacienti i parë që trajtohet me një vaksinë të personalizuar kundër kancerit të zorrëve në Angli. Ai u po mjekohet dhe po merr trajtimet e dukura për sëmundjen në spitalin Queen Elizabeth në Birmingham.

Elliot është ndër të parët në Angli që ka marrë një vaksinë të personalizuar kundër kancerit si pjesë e një prove që synon të ndihmojë pacientët me kancer. Nëse janë të suksesshme, këto vaksina një ditë mund të parandalojnë kthimin ose përhapjen e kancerit të pacientit.

“Jam i emocionuar. Kam bërë disa kërkime për trajtimin. Nëse është i suksesshëm, atëherë është një zbulim mjekësor,” tha ai.

“Mund të ndihmojë mijëra, nëse jo miliona, njerëz të kenë shpresë dhe ndoshta të mos kalojnë atë që kam kaluar,” shtoi 55-vjeçairi.

Pas trajtimit të tij fillestar, testet e Elliott treguan se ai kishte ende bërthama të ADN-së kanceroze, e cila i vë pacientët në rrezik të shtuar të përsëritjes.

Çfarë është një vaksinë e personalizuar e kancerit

Vaksinat zakonisht janë krijuar për të parandaluar sëmundjet. Por vaksinat specifike të kancerit nuk synojnë si një trajtim parandalues, por përdoren pasi dikush është diagnostikuar.  Ashtu si me vaksinat konvencionale, ato e nxisin sistemin imunitar për të kërkuar një armik, në këtë rast kancerin e pacientit. Një mostër e tumorit të Elliot u dërgua në laboratorët e BioNTech në Gjermani, ku u identifikuan deri në 20 mutacione të lidhura me kancerin e tij. Duke përdorur këtë informacion, u krijua një vaksinë mRNA që përmban udhëzime për t’u dhënë qelizave të Elliott për të prodhuar proteina të përshtatura për qelizat e tij të kancerit.

Vaksina zbulon qelizat e kancerit që janë në gjendje të fshihen në trup, për t’u rishfaqur më vonë. Qëllimi është që vaksina të përmirësojë sistemin e tij imunitar për të kërkuar dhe shkatërruar çdo gjurmë të mbetur të kancerit, duke përmirësuar kështu shanset e tij për të qenë pa kancer në vitet në vijim.

360grade.al

Share: