Nga Irena Beqiraj
Gratë nuk kanë humor . Është ne fakt një mit që është përsëritur shpesh që prej shekullit te 19-të. Në atë kohë shtypi popullor i referohej ketij miti si “teoria e vjetër se gratë nuk kanë sens humori” Por ideja e mungesës së humorit tek gratë u cimentua në shekullin e 20-të, kur psikologët dhe sociologët seriozë përqafuan teorinë frojdiane. Rrënjët e humorit, për Sigmund Frojdin dhe ndjekësit e tij, qëndronin në ‘frikën e burrave ndaj humbjes së superegos”
Ideja e mungesës së humorit tek grate lindi pikërisht kur burrat filluan ta vlerësonin më shumë humorin edhe po ata vendosën që gratë të mos e kishin atë.
Historia na tregon se edhe në mesjetë kur burrat nuk hezituan t’i deklaronin gratë inferiore në një gamë të gjerë cilësish, duke filluar nga inteligjenca deri tek morali, askund në retorikën e shfrenuar kundër grave, nuk shfaqet mungesa e humorit . Në shekullin e 16-të, në një kohë kur autorësia e hapur per nje grua ishte e rrallë, kishte edhe gra që shkruanin histori humoristike, si mbretëresha Marguerite de Navarre. Në shekullin e 17-të, Sir Nicholas Le Strange mbajti një ditar me të gjitha thëniet plot humor që kishte dëgjuar, dhe burimi më i pasur i shakave ishte nëna e tij. Pra ne Mesjetë në vend që të mendonin se gratë nuk kishin humor, burrat duket se ishin të shqetësuar se gratë do të talleshin me ta.
Me shpërthimin e tregut te komedisë në shekullin e 19-të. Humori u bë një mall – i lidhur në mendjet e njerëzve. Shakaja u bë e tregtueshme edhe mund të riprodhohej për audiencën . Këto lloj shfaqjeje humoristike, me natyrën e tyre shpesh të lirshme pse jo edhe sulmuese, lidheshin lehtësisht me normat e gjinisë mashkullore, ndërkohë që binin ndesh me nocionet e dekorit femëror.
Eshtë e vërtetë se edhe sot gratë tregojnë më pak shaka se burrat, veçanërisht në grupe me gjini të përzier. Por ky rezervim I grave eshte një pjesë shumë e vogël e botës së humorit, ashtu si shfaqjet komike janë një pjesë e vogël e përvojës sonë të të qeshurit. Humori i grave ka tendencë të marrë forma të tjera . Grate janë vrojtuese të mprehta që arrijnë e kthejne një moment të zakonshëm në një moment plot humor .
Sa herë e dëgjoj një burrë të thotë gratë nuk kane sens humori , mendoj se eshtë burre i mencur edhe i njeh frikërat e tij. Pasi gjithë burrat e mençur i frikësohen tre gjërave: detit në stuhi, një natë te errët dhe një gruaje të butë edhe me humor .