L’Istituto Italiano di Cultura in collaborazione con UN Women è lieto di presentare, nell’ambito della rassegna Fare Cinema 2024, il film campione d’incassi: / Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me UN Women ka kënaqësinë të prezantojë, si pjesë të veprimtarisë Fare Cinema 2024, filmin kampion në të ardhura:
C’È ANCORA DOMANI di Paola Cortellesi
Con: Paola Cortellesi, Valerio Mastandrea, Romana Maggiora Vergano, Emanuela Fanelli
Drammatico – Italia, 2023 – 118′
18.06.2024 ore 19:00
Kinema Millennium
Rr. Murat Toptani – Tirana
Ingresso libero / Hyrja e lirë
In italiano con sottotitoli in inglese / Në italisht me titra në anglisht
Paola Cortellesi fa il suo esordio alla regia con un originale dramedy in bianco e nero ambientato nel Secondo Dopoguerra. Il film è stato premiato ai Nastri d’Argento, ha ottenuto 17 candidature e vinto 6 David di Donatello, Il film è stato premiato a Roma Film Festival.
C’è ancora domani, film diretto da Paola Cortellesi e sua opera prima, è ambientato nella seconda metà degli anni ’40 a Roma e racconta la storia di Delia (Paola Cortellesi), sposata con Ivano (Valerio Mastandrea), da cui ha avuto tre figli. La donna riveste esclusivamente i ruoli di moglie e madre e tanto basta per definirla.
La Capitale è divisa in due: da una parte c’è la spinta positiva, data dalla Liberazione; dall’altra, invece, la miseria che la guerra si è lasciata alle spalle. Ivano è il capofamiglia, nonché capo supremo e padrone, che lavora duramente per portare qualche soldo a casa. Non perde mai l’occasione per sottolineare la cosa, talvolta con un tono sprezzante e altre volte affermandolo direttamente tramite l’uso della cinghia. L’unica persona per cui nutre rispetto è quella canaglia di suo padre, noto come il Sor Ottorino (Giorgio Colangeli), un anziano rancoroso e spesso tirannico, di cui Delia si occupa come se fosse la sua badante. L’unica in grado di recare sollievo alla donna è l’amica Marisa (Emanuela Fanelli), con la quale si lascia andare a qualche momento di leggerezza e di confidenze intime.
Con l’arrivo della primavera l’intera famiglia è in fermento per il prossimo fidanzamento della primogenita, Marcella (Romana Maggiora Vergano). La giovane spera di convolare a nozze con un bravo ragazzo, proveniente dal ceto borghese, Giulio (Francesco Centorame), liberandosi così dal peso della sua famiglia imbarazzante. Anche Delia ripone le stesse speranza di sua figlia, nonostante abbia accettato per sé la vita che le è toccata, aspira a un matrimonio con un buon partito per sua figlia. Quando le giunge, però, una misteriosa lettera, un forte coraggio nascerà nella donna madre e moglie, determinata a rovesciare quei piani fino ad allora prestabiliti e poter finalmente immaginare un futuro migliore, non soltanto per sé stessa.
Lanciata nel 2018, la rassegna Fare Cinema è la settimana che ogni anno tra il mese di maggio e giugno viene dedicata alla “settima arte” e che prevede l’organizzazione in tutto il mondo di eventi in Ambasciate, Consolati e Istituti Italiani di Cultura per far conoscere al pubblico straniero il meglio del cinema italiano.
* * *
Paola Cortellesi debuton si regjisore me një dramedy origjinale bardhë e zi, të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore. Filmi është nderuar me çmime në Nastri d’Argento, ka fituar 17 nominime dhe 6 David di Donatello. Filmi është vlerësuar gjithashtu gjatë Festivalit të Filmit në Romë.
C’è ancora domani, film me regji të Paola Cortellesi-t dhe njëkohësisht vepra e parë e saj, është vendosur në gjysmën e dytë të viteve ‘40 në Romë dhe rrëfen historinë e Delias (Paola Cortellesi), e martuar me Ivanon (Valerio Mastandrea), me të cilin ka tre fëmijë. Gruaja luan ekskluzivisht rolin e bashkëshortes dhe nënës, kaq mjafton për ta përcaktuar atë.
Kryeqyteti është i ndarë në dysh: nga njëra anë ndjehet shtytja pozitive e sjellë nga Çlirimi; kurse nga ana tjetër, mjerimi i lënë pas nga lufta. Ivano është kreu i familjes, por edhe kapoja suprem dhe padroni, i cili punon fort për të çuar ndonjë të ardhur në shtëpi. Ai nuk e humbet kurrë rastin për ta shprehur këtë gjë, ndonjëherë me ton shpërfillës dhe herë të tjera duke vënë në përdorim rripin. I vetmi person për të cilin ka respekt është babai i tij kopuk, i njohur si Sor Ottorino (Giorgio Colangeli), një burrë i moshuar, inatçor dhe shpesh tiran, për të cilin Delia kujdeset sikur të ishte kujdestare. E vetmja që mund t’i sjellë lehtësim gruas është shoqja e vet Marisa (Emanuela Fanelli), me të cilën kalon ndopak çaste lehtësie dhe bisedash intime.
Me ardhjen e pranverës e gjithë familja është e emocionuar për fejesën e vajzës së madhe, Marcellas (Romana Maggiora Vergano). E reja shpreson të martohet me një djalë të mirë nga klasa e mesme, të quajtur Giulio (Francesco Centorame), duke e çliruar kësisoj veten nga barra e rëndë e familjes. Edhe Delia ka të njëjtat shpresa si e bija. Pavarësisht se vetë ka pranuar jetën që i ka rënë për hise, ajo aspiron një rast të mirë martese për të. Megjithatë, kur një letër misterioze mbërrin, një guxim i fortë do të lindë tek gruaja, nënë dhe bashkëshorte, e vendosur për të përmbysur planet e mëparëshme, për të imagjinuar kështu më në fund, një të ardhme më të mirë, jo vetëm për veten.
E nisur në vitin 2018, veprimtaria Fare cinema është java që çdo vit, mes majit dhe qershorit, i kushtohet “artit të shtatë” dhe që përfshin organizimin në të gjithë botën në Ambasada, Konsullata dhe Institute Italiane të Kulturës, një sërë aktivitetesh, me qëllim njohjen nga ana e publikut të huaj, të më të mirës së kinemasë italiane.