Dua Lipa, Tina Kunakey, Rosie Huntington-Whiteley dhe Adèle Exarchopoulos ishin disa nga personazhet e famshëm që morën pjesë në sfilatën e Jacquemus ‘La Casa’, e cila festoi 15-vjetorin e saj.
Këngëtarja 28-vjeçare bëri paraqitjen e saj të parë publike verore të sezonit, duke zgjedhur për këtë rast një fustan të gjatë gjysmë të tejdukshëm me kurriz të hapur ngjyrë blu.
Veshja vjen nga koleksioni i fundit i Jacquemus, i cili sapo ka hapur një butik në ishullin Capri, ku u zhvillua sfilata e modës vjeshtë/dimër 2024