L’Istituto Italiano di Cultura è lieto di collaborare con il Museo della Fotografia Marubi a Scutari e con la Fondazione Alinari di Firenze nel presentare l’incontro con la Professoressa / Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Muzeun e Fotografisë Marubi në Shkodër dhe Fondacionin Alinari të Firences në takimin me Profesor Rosella Menegazzo consulente scientifica della mostra “Felice Beato e Adolfo Farsari – Due italiani in Estremo Oriente (1863-1890)” / konsulente shkencore e ekspozitës “Felice Beato dhe Adolfo Farsari – Dy italianë në Lindjen e Largët (1863-1890)”
“Felice Beato e Adolfo Farsari: fotografi e imprenditori nella Yokohama di fine Ottocento” / “Felice Beato dhe Adolfo Farsari: fotografë dhe sipërmarrës në Yokohoma në fund të Tetëqindës”.
14.06.2024 ore 19:00
Museo della Fotografia Marubi a Scutari / Muzeu i Fotografisë Marubi në Shkodër
Ingresso libero / Hyrja e lirë
La storia dei due fotografi italiani Felice Beato e Adolfo Farsari arrivati in Giappone nella seconda metà dell’Ottocento parla di viaggio, di creatività, di imprenditorialità, di arte e di relazioni internazionali. Le immagini fotografiche da loro lasciate, in parte collezionate dagli Archivi Alinari di Firenze, testimoniano luoghi, usi e costumi di un Paese che aveva appena acquisito la tecnica fotografica, ma anche le potenzialità che questo nuovo mezzo possedeva nel contesto della vivace città portuale di Yokohama. Beato e Farsari trasformarono la fotografia in un prodotto artistico di ampia distribuzione e contribuirono alla formazione delle prime generazioni di fotografi giapponesi segnando la storia della fotografia internazionale.
Rossella Menegazzo è Professoressa di Archeologia, Storia dell’Arte e Filosofie dell’Asia Orientale presso il Dipartimento di Beni Culturali e Ambientali dell’Università degli Studi di Milano. I suoi principali interessi di ricerca sono l’ukiyoe, la fotografia, la grafica e il design del Giappone. Rossella Menegazzo ha curato importanti mostre ed esposizioni in Italia, Giappone e altri Paesi. Attualmente, è responsabile del settore culturale nel Padiglione Italia per l’Expo 2025 a Osaka. Ha collaborato con diverse testate culturali italiane sui temi dell’arte e della cultura orientale.
© Kusakabe Kimbei, “Gruppo di giovani donne”, Giapone, 1870-1890, Archivi Alinari a Firenze.
La mostra “Felice Beato e Adolfo Farsari – Due italiani in Estremo Oriente (1863-1890)” una collaborazione tra il Museo della Fotografia Marubi a Scutari e la Fondazione Alinari è aperta al pubblico fino il 7 luglio.
Historia e dy fotografëve italianë Felice Beato dhe Adolfo Farsari, të cilët mbërritën në Japoni në gjysmën e dytë të Tetëqindës, rrëfen për udhëtimet, krijimtarinë, sipërmarrjen, artin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Pamjet fotografike që ata kanë lënë, pjesërisht të koleksionuara nga Arkivi Alinari i Firences, dëshmojnë për vendet, traditat dhe zakonet e një Vendi që sapo kishte fituar teknikën fotografike, por edhe për potencialin që zotëronte ky medium i ri në kontekstin e qytetit-port aq energjik, Yokohama. Beato dhe Farsari e shndërruan fotografinë në një produkt artistik të shpërndarë gjerësisht dhe kontribuan në trajnimin e gjeneratave të para të fotografëve japonezë, duke shënuar kështu historinë e fotografisë ndërkombëtare.
Rossella Menegazzo, punon si Profesore Arkeologjie, Historie Arti dhe Filozofie e Azisë Lindore në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore dhe Mjedisore të Universitetit të Milanos. Interesat e saj kryesore kërkimore janë ukiyoe, fotografia, grafika dhe dizajni japonez. Rossella Menegazzo ka kuruar ekspozita të rëndësishme në Itali, Japoni dhe Vende të tjera. Aktualisht, është përgjegjëse e sektorit kulturor të Pavionit italian për Expo 2025 në Osaka. Ajo ka bashkëpunuar gjithashtu me gazeta të ndryshme kulturore italiane, mbi temat e artit dhe kulturës orientale.
© Kusakabe Kimbei, “Grup grash të reja”, Japoni, 1870-1890, Arkivi Alinari në Firence.
Ekspozita “Felice Beato dhe Adolfo Farsari – Dy italianë në Lindjen e Largët (1863-1890)” një bashkëpunim mes Muzeut të Fotografisë Marubi në Shkodër dhe Fondacionit Alinari është e hapur për publikun deri më 7 korrik.