Home KRYESORE Kërkesa për Sejkon në GJKKO/ Mikrokreditë, Gjykata e Tiranës kërkesë për hetim...

Kërkesa për Sejkon në GJKKO/ Mikrokreditë, Gjykata e Tiranës kërkesë për hetim të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Gjykata e Tiranës ka bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korruipsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të nisur hetim për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në lidhje me çështjen e mikrokredive.

Sipas Gjykatës së Tiranës, Sejko duhet të hetohet për “shpërdorim detyre”.

Gazetari Ermal Vija raporton se gjykata e Tiranës fillimisht ka shpallur moskompetencë, pasi Sejko është zyrtar i lartë dhe për rrjedhojë duhet të hetohet nga SPAK.

Këtë të mërkurë pritet të merret një vendim në lidhje me këtë kërkesën e Gjykatës së Tiranës, e cila është depozituar në Gjykatën e Posaçme./Abc News

Share: