Nga Arsinoi Zengo Kallco
I ndoqa me vëmëndje hapat e jetës
Herë u rrëzova herë u çova
Disa më ngritën të shumtët duartrokitën
Disava që ju dhemsa ishin ata që desha!
Kur jeta të përball me dimra të acartë
Kur fatin se bën dot ti dhe të lë në baltë
Kur zotit i lutesh dhe lotët pushtojnë
Atëherë vjen një zë për atë kishe nevojë!
I ndoqa hapat tashmë jam e sigurt
Dërrasa të kalbura shumë kam rastisur
Me dashur pa dashur donin të shkelja
Qëndrova e fortë me besimin në vetja!
Ai zë për të cilin unë kisha nevojë
Ishte i shpirtit që e priste prej kohë
Ishte i dashurisë të pastër, unike
Ishte i njeriut që frymëzoi një
“ARTISTE” !!!