Home KRYESORE Parti e re pasi humbi vulën? Zbulohet lëvizja më e fundit e...

Parti e re pasi humbi vulën? Zbulohet lëvizja më e fundit e Lulzim Bashës. Ja tre deputetët që janë lëkundur pasi Berisha fitoi në Apel

Humbja e vulës dhe logos zyrtare të Partisë Demokratike zuri të pa përgatitur grupimin që deri para vendimit te Apelit e zotëronte atë.

Lulzim Basha pas vendimit të gjykatës që e bëri Sali Berishën kryetar të PD, mblodhi besnikët e tij për të diskutuar rrugët që duhet të ndjekin ndërsa vendi është 10 muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Në takimet me dyer te mbyllura u diskutuan disa opsione, nga krijimi i një partie të re apo vijimi i betejës ligjore, por kjo e ide nuk u mbështet nga juristët e Bashës. Për vendimmarrjen finale Lulzim Basha mori pak kohë, por mesa duket tri ditë i kane mjaftuar dhe sot me shumë gjasë do shuhet çdo dilemë për të ardhmen politike të ish-kryedemokratit. Top Channel ka mësuar se ai ka thirrur në orën 14.00 në një takim të zgjeruar anëtarët e strukturave që ai i zgjodhi në kohën kur kishte në dorë vulën e PD bashkë me deputetët që e mbështesin, të cilët janë lëkundur pasi Sali Berisha mori kontrollin e plotë të Partisë Demokratike.

Kreshnik Çollaku ishte i pari që ka deklaruar se do rreshtohej ne atë kamp ku do shkonte vula, ndërkohe Eralda Tase Bano paralajmëroi një ditë më parë se do mbetej deputete e Partisë Demokratike duke lënë të kuptonte divorcin politik me Bashën. Top Channel ka mësuar se edhe Flamur Hoxha vendosur të jetë deputet i Partisë Demokratike që prej 11 qershorit nuk drejtohet me nga Basha.

Top Channel

Share: