L’Istituto Italiano di Cultura in collaborazione con l’Università Polis di Tirana è lieto di presentare l’edizione albanese della / Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetin Polis në Tiranë ka kënaqësinë të prezantojë botimin në shqip të
“Teoria del restauro”
di Cesare Brandi
27.06.2024 ore 18:00
Biblioteca dell’IIC Tirana / Biblioteka e IIC Tiranë
Ingresso libero / Hyrja e lirë
La presentazione si terrà in lingua albanese / Prezantimi do të zvillohet në gjuhën shqipe
La Teoria del Restauro raccoglie gli scritti di Cesare Brandi (1906-1988) durante il ventennio in cui diresse l’Istituto Centrale del Restauro a Roma. Questo periodo inizia nel 1939, quando tale Istituto fu fondato dallo stesso Brandi, fino al 1960 quando lo lasciò per assumere la direzione della cattedra di Storia dell’Arte a Palermo. Questi scritti, realizzati durante le distruzioni della Seconda Guerra Mondiale e le rapide ricostruzioni, contengono gli studi di Brandi per preservare il patrimonio culturale e artistico. La sua vasta esperienza e i riferimenti fenomenologici culminarono in quella che veniva chiamata Teoria critica del restauro. Nel 1963, Brandi pubblicò il libro Teoria del restauro, che servì come testo fondamentale nella teoria e nella pratica della conservazione e del restauro in tutto il mondo.
Ora la Teoria del restauro viene offerta ai lettori anche in lingua albanese, ultima pubblicazione di Polis_University_Press casa editrice collegata a Polis University, per la cura della Dr.ssa Daniela Kavaja e del Dott. Lazar Kumaraku.
All’evento di presentazione del libro parteciperanno traduttori, esperti, professori, studenti e appassionati del settore della conservazione e del restauro.
Teoria e Restaurimit është përmbledhje e shkrimeve të Cesare Brandit (1906-1988) gjatë njëzetë viteve që ai drejtoi Institutin Qendror të Restaurimit në Romë. Periudhë kjo që fillon nga viti 1939, kur ky Institut u themelua nga vetë Brandi, deri në vitin 1960 kur ai u largua për të marrë katedrën e Historisë së Artit në Palermo. Këto shkrime, të punuara gjatë shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore dhe të rindërtimeve të vrullshme të pasluftës, përmbajnë studimet e Brandit për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe artistike. Përvoja e tij e gjerë praktike dhe referencat e tij fenomenologjike, kulmuan në atë që u quajt Teoria e Restaurimit Kritik. Në vitin 1963 Brandi botoi librin Teoria e Restaurimit i cili shërbeu si tekst bazë në teorinë dhe praktikën e konservimit dhe restaurimit në mbarë botën.
Tashmë Teoria e Restaurimit u ofrohet lexuesve edhe në gjuhën shqipe, botimi i fundit nga Polis_University_Press shtëpia botuese e lidhur me Universitetin Polis, nën kujdesin e Dr. Daniela Kavaja dhe Dr. Lazar Kumaraku.
Në aktivitetin e prezantimit të librit do të marrin pjesë përkthyes, ekspertë, profesorë, studentë dhe dashamirës të fushës së konservimit dhe restaurimit.