Home Gjeo-Ekonomia Udhëheqës politik, diplomat shqiptarë e të huaj thirrje Kosovës për ruajtjen e...

Udhëheqës politik, diplomat shqiptarë e të huaj thirrje Kosovës për ruajtjen e aleancave perëndimore

Udhëheqës politik e diplomat shqiptarë e të huaj, thanë të hënën në Prishtinë se Kosova duhet të marrë vendin e saj në familjen euro atlantike dhe për këtë është e domosdoshme ruajtja e aleancave me perëndimin. Këto komente u bënë gjatë konferencës me temën “Rugova dhe perëndimi”, e cila u organizua nga Lidhja Demokratike e Kosovës në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të çlirimit të vendit.

Ish-kryeministri italian, Massimo D’Alema, tha se trashëgimia e ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova është më e gjallë dhe më nevojshme se kurrë më parë. “Një kohë shumë e gjatë ka kaluar që atëherë dhe Kosova ka bërë shumë hapa përpara, por jemi ende larg nga qëndrueshmëria dhe bashkëpunimi në rajonin e Ballkanit, që përbënin edhe qëllimin e Ibrahim Rugovës, dhe pa të cilat është e vështirë për Kosovën të arrijë të shoh statusin e saj si një vend i pavarur plotësisht të njohur, dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Rreziku sot është që ripërtëritja e tensioneve në planin ndërkombëtar do të pasqyrohet në realitetin e Ballkanit, një realitet që mbetet i brishtë dhe i goditur nga konflikte nacionaliste, etnike dhe fetare. Më shumë se kurrë Ballkani ka nevojë për atë që do ta quaja shpirti i Rugovës, që nënkupton aftësinë e udhëheqësve të ngrihen për popullin e tyre pa rënë pre e nacionalizmit”, tha ai.

360grade.al

Share: