Home Gjeo-Ekonomia Zgjedhjet për PE-në, grekët “çojnë” Fredi Beleri nga burgu në Bruksel, dështon...

Zgjedhjet për PE-në, grekët “çojnë” Fredi Beleri nga burgu në Bruksel, dështon Pirro Dhima

Vijon numërimi i votave për kandidatët për deputet në Parlamentin Europian, teksa pritet zyrtarizmi i partisë që shpallet fituese në 27 shtetet përkatëse.

Sipas sondazheve në Greqi renditet e para partia e Kyriakos Mitsotakis, i cili nuk nguroi që në një konferencë për mediat të shpallte fitoren, edhe pse nuk është mbyllur zyrtarisht numërimi.

Sakaq, në listën e deputetëve të kësaj partie, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg, renditet i treti, me mbi 101 mijë vota mijë vota deri më tani (ora 23:29).

Ndërkohë Pirro Dhima renditet nën 7-she, i nënti, që nënkupton se nuk e ka siguruar vendin e tij në PE.

Top Channel

Share: