Home KRYESORE Zgjodha dy lule… Nga Zana Tako

Zgjodha dy lule… Nga Zana Tako

Zgjodha dy lule
As një e as tri
Përhapin veç aromë
Pa patur askënd zili

Dy lule në një saksi
Nuk mburren për bukurinë
Se janë të dyja njëlloj
Se rriten me dashurinë

Dy lule një zemër formojnë
E si dy pika uji ngjasojnë
Lulëzojnë në një saksi
E dhurojnë kaq shumë dashuri

Z. Tako 19 Qershor 2024

Share: